Aktivitetet



E premte, 22 tetor 2010

MBLEDHJA E SHTATËMBËDHJETË E KËSHILLLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime në mbledhjen e shtatëmbëdhjetë e shqyrtoi Informacionin për aktivitetet e realizuara nga Programi Nacional për miratimin e drejtës  së Unionit Evropian-revizioni 2010 për periudhën nga 01.07  2010 deri më 30.09.2010, të përpiluar nga Sekretariati për Çështje Evropiane pran Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në mbledhje, në cilësinë e përfaqësuesit të delegacionit të Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë, morri pjesë znj. Marina Kurte, këshilltare politike.

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për çështje evropiane, z. Vasko Naumovski, informoi se qëllimi i materialit të përgatitur është rregullisht që të informohet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Këshilli Nacional për Evrointegrime, për shkallën e zbatimit të Programit Nacional për miratimin e të drejtës së Unionit Evropian, në pajtim me konkluzionet e miratuara të Këshillit Nacional dhe Komisionit për Çështje Evropiane. Nga 106 ligjeve të parapara sipas NPAA revizionit 2010 , deri në këtë periudhë janë të miratuara 58 ligje dhe të njëjtat të botuara në’’Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë’’, përderisa 29 propozim-ligje janë në procedurë të kuvendit.

Në debat në mbledhje, me diskutime të veta, sugjestione dhe rekomandime morën pjesë: znj.Radmilla Shekerinska, kryetare e këshillit, znj.Silvana Boneva, nënkryetare e këshillit, z. Petar Pop Arsov dhe z. Andrej Zhernovski, deputetë dhe anëtar të këshillit, z. Dimitar Mirçev, anëtar i këshillit dhe përfaqësues i Kabinetit të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë dhe z. Aleksandër Krzhallovski, përfaqësues i Platformës Qytetare të Maqedonisë.

Në mbledhjen e njëjtë, këshilli i miratoi konkluzionet nga debatet e organizuara publike për: Propozim-ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, Propozim-ligjin për ndihmë shtetërore, versionin e punës të ligjit për energjetik, Propozim-ligjin për revizion, Propozim-ligjin për sigurinë e ushqimit dhe konkluzionet nga debati tematik publik ‘’Politikat për përparimin e mjedisit jetësore në Republikën e Maqedonisë’’. 
 
 
 

Click