Aktivitetet



E shtunë, 24 korrik 2010

MBLEDHJA E TETËDHJETEDYTË E KOMISIONIT JURIDIKO-LIGJVËNËS

Komisioni Juridiko-ligjvënës i Kuvendit të Republikës se Maqedonisë në mbledhjen e tetëdhjetedytë të mbajtur më 22 korrik 2010 në leximin e parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për rregullimin e obligimeve të Republikës së Maqedonisë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar në bazë të shfrytëzimit të mjeteve nga alokimi komulativ special dhe i përgjithshëm i të drejtave speciale të tërheqjes, të miratuar me Rezolutën e Këshillit të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar numër 64-3 dhe nr. 52 - 4 dhe Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj obligimeve sipas Marrëveshjes për hua dedikuar për financimin e projektit "Rehabilitimi i gjashtë centraleve hidroenergjetike" që do të nënshkruhet ndërmjet Bankës Kreditore për Rindërtim KFV dhe SH. A. ELEM.

Nevojën për miratimin e Ligjit për rregullimin e obligimeve të Republikës së Maqedonisë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar në bazë të shfrytëzimit të mjeteve nga alokimi kumulativ special dhe i përgjithshëm i të drejtave speciale të tërheqjes, të miratuar me Rezolutën e Këshillit të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar  numër 64-3 dhe nr. 52 - 4, ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj obligimeve sipas Marrëveshjes për hua  dedikuar për financimin e projektit "Rehabilitimi i gjashtë centraleve hidroenergjetike" që do të nënshkruhet ndërmjet Bankës Kreditore për Rindërtim KFV dhe SH. A. ELEM  e arsyetoi e autorizuara  e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Suzana Peneva këshilltare shtetërore në Ministrinë e Financave, në ç'rast e dha arsyetimin e përmbajtur në Propozim-ligjet. 

Komisioni në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë njëzëri konstatoi se të dy propozim-ligjet e propozuara janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtejmë.  

Click