Aktivitetet



E hënë, 29 nëntor 2010

Mbledhja e tetëdhjetedytë e Komisionit për financim dhe buxhet

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen tetëdhjetedytë , të mbajtur më 27 nëntor 2010, si trup amë punues e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin për zbatimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011 (në procedurë të shkurtuar).

U paraqit vërejtje të aktvendimit m të nenit 7 me të cilin parashihet detyrimi për shfrytëzuesit buxhetor nga pushteti qendror të realizohen së paku 20% të shpenzimeve të planifikuara kapitale në gjashtë muajt e parë pas parashtrimit të Buxhetit. 

Vitin e  kaluar Qeveria e zvogëloi këtë përqindje të realizimit nga 30% në 20%. Ishte shprehur se kjo është qasje e gabuar, për atë se në këtë mënyrë në vend që të stimulohen institucionet që një numër të madh të investimeve kapitale t’i realizojnë, me zvogëlimin  e kriterit dërgohet porosi se nuk duhet të jenë të luhatshme në shpenzimin e këtyre mjeteve. Nëse qëllimi i Qeverisë është më tepër  dhe më kualitativ që të shfrytëzohen shpenzimet kapitale, ky aktvendim është i gabueshëm.    

Neni 18 e rregullon mekanizmin e lejes së punësimeve të reja në sektorin publik . Në paragrafin 2 të këtij neni është paraparë aktvendim sipas të cilës ndërmarrjet publike, agjencitë dhe subjektet publike-juridike të themeluar nga pushteti qendror dhe shoqërive tregtare të themeluar në Republikën e Maqedonisë, mund të punësojnë  vetëm nëse nuk kanë të treguar humbje  nga puna e tyre financiare në Llogarinë Vjetore për vitin paraprak.

Ishte thekuar se në vitin e kaluar një numër i madh i ndërmarrjeve publike dhe përveç asaj që treguan humbje në Llogarinë Vjetore, kanë të punësuar persona të rinj, me çka është shkelur dispozita ligjore. Meqenëse dispozita është e qartë,e njëjta duhet të zbatohet në mënyrë të përpiktë.

Me dispozitat e nenit 20 është paraparë mjetet nga Ndarja 04001, zëri Transkfere Organizatave joqeveritare, të dedikuar për financim të aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve të qytetarëve të shfrytëzohen në bazë të vendimit të Qeverisë.

Lidhur me aktvendimin, ishte theksuar se vendimi  në mënyrë komplete është jotransparent. Duhet të gjendet mekanizëm ky sistem i vendosjes( cilat organizata joqeveritare sa mjete do të marrin) të zhvendoset nga ndikimi i pushtetit , meqenëse nuk është kuptimi i ekzistimit të organizatave joqeveritare të punojnë në zbatimin agjendës së Qeverisë. Ky sistem i vendosjes duhet të ndryshohet.  Si ide ishte përmendur se do të ishte mirë në Kuvendin  e Republikës së Maqedonisë të formohet trup në bazë të paritetit i cili do të vendos për shfrytëzimin e këtyre mjeteve. Qëllimi i shpenzimit të këtyre mjeteve është që të krijohet sektor i shëndosh dhe joqeveritar.

Duke pasur parasysh atë që sipas Propozim-ligjit nuk ishin parashtruar amendamente, nuk janë të plotësuara kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar dhe Komisionit me katër vota ‘’për’’ dhe ‘’tre’’kundër’’konkludoi t’i propozoj Kuvendit ta shqyrtoj dhe miratoj Ligjin për zbatimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë prë vitin e 2011.

Click