Aktivitetet



E premte, 12 nëntor 2010

MBLEDHJA E TETËDHJETËEKATËRTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 84-të, si trup punues amë i shqyrtoi: Programin afatmesëm për formimin, ruajtjen, ripërtëritjen dhe shfrytëzimin e rezervave të mallrave për periudhën e viteve 2011-2015, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin personal të hyrave (lexim i parë) dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore (leximi i parë).

- Në lidhje me programin afatmesëm për formimin, ruajtjen, ripërtëritjen dhe përdorimin e rezervave të mallrave për vitin 2011-2015, arsyetim hyrës dha zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi, i cili theksoi se me të planifikohen mallrat ekzistues në rezervat e mallrave të cilat janë të përfshira në Ligjin për rezerva të mallrave dhe atë në nivel i cili do të sigurojë mbulim të konsumimit, edhe atë - për grurë minimum 120 dit, misri për 60 ditë, elb për minimum 60 ditë, kripë gatimi për minimum 45 ditë, vaj për ushqim për minimum 45 ditë, benzinë motorike Eurosuper BS dhe mazut M-1 NS për minimum 5 ditë, Eurodisel BS për minimum 7 ditë dhe Ekstra e lehtë EL-1 për minimum 4 ditë.

Komisionit njëzëri konkludoi që t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që ta shqyrtojë dhe miratojë Programin afatmesëm për formimin, ruajtjen, ripërtëritjen dhe shfrytëzimin e rezervave të mallrave për periudhën e viteve 2011-2015.

- Në fjalimin hyrës për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin personal për të hyrat (leximi i parë), zëvendësministri i financave theksoi se qëllimi i tyre është që të kryhet harmonizimi me Ligjin për zona teknologjike industriale zhvillimore,
me atë që do të parashihet lirimi i tërësishëm nga obligimi për pagesën e tatimit personal të të hyrave në kohëzgjatje për dhjetë viteve nga fillimi i kryerjes së veprimtarisë në zonën, respektivisht nga muaji i parë në të cilin shfrytëzuesi do të kryejë pagesën e pagave, pa dallim të numrit të të punësuarve tek shfrytëzuesi, me kushte dhe procedura të përcaktuara me Ligjin për zona teknologjike industriale zhvillimore.

Njëkohësisht, me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara ulen edhe shumat e gjobave dhe shtyhet data e fillimit të tatimimit të kamatave të depozitave të depozituara të kursimeve dhe depozita tjera deri më 1 janar të vitit 2013.

Komisioni me gjashtë vota "për" dhe tre "të përmbajtur", konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin personal të të hyrave është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Si qëllim themelor i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore (në lexim të parë), g. Ramizi i theksoi: uljen e shumave të gjobave të parapara me dispozitat ndëshkuese të këtij ligji, me futjen e njëkohësishme të mundësisë për zbatimin e procedurës për sugjerimit edukativ nga ana e nëpunësit të autorizuar të tatimeve në aspekt të parregullsive të përcaktuara, të kryera për herë të parë;
përcaktimi i afatit për përmirësimin e parregullsisë; si dhe futjen e obligimit për Drejtorinë e të hyrave publike për përgatitjen e raporteve kuartale në aspekt të numrit të kontrolleve të kryera dhe publikimin e tyre në ueb-faqen e Drejtorisë.

Komisioni me pesë vota "për" dhe tre "të përmbajtura" konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Click