Aktivitetet



E martë, 07 dhjetor 2010

Mbledhja e tetëdhjetegjashtë e Komisionit për Financim dhe Buxhet

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhja e tetëdhjetegjashtë të mbajtur më 6 dhjetor 2010, si trup amë i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore (leximi i dytë);
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim personal mbi fitim (leximi i dytë); 
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për denacionalizim (leximi i dytë) dhe 
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë (leximi i dytë).  

Për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore ishte parashtruar amendament të nenit 5 deputetja Vlladanka Aviroviç

Komisioni me shtatë vota ’’për’’ e miratoi këtë amendament.
                                             
Komisioni me gjashtë vota "për" dhe tre vota "kundër" konkludoi se ne pajtim me Rregulloren e Kuvendit te Republikës së Maqedonisë janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore.

Duke pasur parasysh atë se për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin personal mbi fitim nuk ishin parashtruar amendamente, Komisioni me shtatë vota "për" dhe tre vota "kundër" konkludoi t'i propozojë Kuvendit ta shqyrtoje dhe ta miratoje Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin personal mbi fitim.

Për Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për denacionalizim të parashtruar nga grupi parlamentar i Demokracisë së Re dhe deputetes Flora Kadriu, ishte parashtruar amendamenti për shlyerjen e nenit 1.

Komisioni me pesë vota "për" dhe tre vota "kundër" konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit ta miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për denacionalizim.

Për këtë Propozim-ligj nuk ishin parashtruar amendamente dhe Komisioni me pesë vota "për" dhe tre vota "kundër" konkludoi t'i propozojë Kuvendit ta shqyrtoje dhe ta miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë.

Click