Aktivitetet



E enjte, 21 tetor 2010 

MBLEDHJA E TETËDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Republikës së Maqedonisë sot e mbajti mbledhjen e tij të tetëdhjetenjëtë, në të cilën si trup punues amë i shqyrtoi gashtë Propozim-ligje.

-Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mënyrën dhe procedurën e pagimit të depozitimeve të deponuara revizore të qytetarëve për të cilët garant është Republika e Maqedonisë(në lexim të dytë).

Duke pasur parasysh atë që pas Këtij Propozim-ligji nuk ishin  parashtruar amendamente, Komisioni me shtatë vota’’për’’ dhe tre’’kundër’’ konkludoi t’i propozoj Kuvendit ta shqyrtoj dhe miratoj këtë Ligj.

-Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa administrative (në lexim të dytë), nuk ishin  parashtruar  amendamente dhe Komisioni me shtatë vota ‘’për’’ dhe tre ‘’të përmbajtur’’ konkludoi t’i propozoj Kuvendit ta shqyrtoj dhe miratoj Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa administrative. 

-Amnednamente nuk ishin parashtruar dhe pas Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për procedur tatimore (leximi i dytë). Komisioni me shtatë vota ‘’për’’ tre ‘’kundër’’konkludoi t’i propozoj Kuvendit ta shqyrtoj dhe miratoj Ligjin për plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore.

Duke pasur parasysh se pas Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion shtetëror (në lexim të dytë), nuk u parashtruan amendamente, Komisioni me shtatë vota ‘’për’’ dhe tre ‘’të përmbajtur’’ konkludoi t’i propozoj Kuvendit ta shqyrtoj dhe miratoj Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion shtetëror. 

-Komisioni si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me kredit në Bankën Evropiane  Investuese pas marrëveshjes financiare për financim global të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve infrastrukturore nga vetadministrimi lokal në shumë prej 20 milion euro(leximi i dytë).

Pas këtij Propozim-ligji, gjithashtu nuk ishin parashtruar amendamente dhe Komisioni njëzëri konkludoi t’i propozoj Kuvendit ta shqyrtoj dhe miratoj këtë Ligj.

Në mbledhjen e njëjtë, Komisioni për Financim dhe Buxhet e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorin për të hyra publike (në lexim të dytë), për të cilin nuk ishin parashtruar amendamente. Komisioni me shtatë vota ‘’për’’ tre ‘’kundër’’konkludoi t’i propozoj Kuvendit ta shqyrtoj dhe miratoj Ligjin për plotësimin e Ligjit për drejtorin për të hyra publike.

Click