Aktivitetet



E hënë, 25 tetor 2010

MBLEDHJA E TETËDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 21 tetor 2010 e mbajti mbledhjen e tij të tetëdhjetenjëtë

Si trup amë punues, Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e ligjit për tatimin personal në të ardhura, të parashtruar nga deputeti Jovan Manasievski (leximi i parë), i cili njëherit edhe e arsyetoi ligjin e parashtruar.

Ai theksoi se me përfundimin e vitit rrjedhës kalendarik skadon afati në të cilën shteti nuk do t’i tatimoj kamatat në depozitat e depozitave të afatizuara dhe depozitave të tjera. Me propozimin për prolongimin e këtij afati do të arrijnë efekte të shumëfishta pozitive. Duke pasur parasysh faktin se  më tepër proekcione ekonomike tregojnë se edhe në dy vitet  e ardhshme do të jenë në krizë në të cilën do të ndjehen implikime serioze  nga gjendjet ekonomike të krizës të cilët ekzistonin në vitin 2009 dhe 2010, për qytetarët do të jetë zgjidhje pozitive. Interesi për shtetin dhe për gjendjen e përgjigjëm ekonomike është se me këtë masë do të jepet sinjal për nxitjen e kursimit, rritjen e depozitave të bankave afariste dhe krijimin kushteve për potencial më të madh kreditor të bankave.

Zëvendësministri i financave, z. Nedim Ramizi, u prononcua se edhe pse ligji i propozuar është i pranueshëm, nuk harmonizohet nga shkaku që Qeveria së shpejti dorëzoj propozoj-ligj për ndryshimin e propozuari në të cilin përveç tjerëve do ta përmbaj këtë zgjidhje.

Me tre vota  ‘’për’’ dhe shtatë ‘’kundër’’Komisioni konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për tatimin për të ardhura personale nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Komisioni  për financim dhe buxhet si trup amë punes e shqyrtoi dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë administratë doganore(në lexim të dytë).

Duke pasur parasysh atë që pas këtij Propozim-Ligji nuk ishin parashtruar amendamente, Komisioni me gjashtë vota’’për’’ një ‘’kundër’’ dhe dy ‘’të përmbajtur’’ konkludoi t’i propozoj Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtoj dhe miratoj Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Administratë doganore.

Në mbledhjen e njëjtë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Doganor, Komisioni si trup punues amë shqyrtoi tetë amendamente nga të cilat tre ishin miratuar, katër nuk ishin miratuar dhe një ishte tërhequr.

Komisioni me gjashtë vota ‘’për ‘’, një ‘’kundër’’ dhe dy’’të përmbajtur’’ konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  janë të plotësuara kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit doganor.

 

Click