Aktivitetet


E premte, 26 nëntor 2010
 
MBLEDHJA E TETËMBËDHJETË E KËSHILLIT KOMBËTAR PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Kombëtar për Eurointegrime, në mbledhjen e mbajtur sot, e shqyrtoi Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010.   

Në mbledhje ishin të pranishëm SH. T. Ferenc Kekeshi, ambasador i Republikës së Hungarisë dhe përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, z-nja Marina Kurte, këshilltare politike dhe z.   Robert Lidel, këshilltar dhe shef i sektorit politik dhe informativ.

Në debatin e mbledhjes, me diskutimet e veta morën pjesë:  z-nja Radmilla Sheqerinska, kryetare e Këshillit Kombëtar për Eurointegrime, z-nja Flora Kadriu, z.  Aleksandar Spasenovski, z.   Petar Pop Arsov, z.  Tito Petkovski, z.   Andrej Zhernovski dhe z.  Xhevat Ademi, deputetët dhe anëtarët e Këshillit, z.  Vasko Naumovski, zëvendëskryetar i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë i obliguar për çështje evropiane dhe z.  Vllado Kambovski, anëtar i Këshillit, përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe z.  Dimitar Mirçev, anëtar i Këshillit dhe përfaqësues i Kabinetit të kryetarit të Republikës së Maqedonisë. 

Këshilli Kombëtar për Eurointegrime duke debatuar për Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, i miratoi Konkluzionet vijuese:

1. Këshilli Kombëtar për Eurointegrime e përshëndeti rekomandimin e sërishëm të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe theksoi se rekomandimet nga Strategjia për zgjerimin dhe sfidat kryesore 2010 - 2011 japin një nxitje të fortë të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, për vazhdimin e reformave politike dhe ekonomike të Republikës së Maqedonisë, si dhe vendeve të rajonit.

2. Këshilli konsideroi se vlerësimet dhe komentimet e përmbajtura në Raport janë pasqyrim i gjendjeve reale në Republikën e Maqedonisë për rezultatet e arritura në vitin 2010 në procesin e integrimit të tij në Bashkimin Evropian, për vendimet e marra, masat të cilat janë zbatuar dhe aktet e miratuara ligjore.

3. Këshilli përpiqet, subjektet kompetente, me tërë seriozitetin dhe kritikën që t'i analizojnë vërejtjet në Raport dhe të obligohen për tejkalimin e dobësive, kryesisht për përforcimin e kapacitetit administrativ për zbatimin e vazhdueshëm të reformave me qëllim të ndërmarrjes së obligimeve nga negociatat paraaderuese.  Në këtë drejtim, Këshilli propozon që Qeveria e Republikës së Maqedonisë urgjentisht të përpilojë plan për realizimin e rekomandimeve të përmbajtura në Raport për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, me bartësit dhe afatet e realizimit (në fund të muajit dhjetor 2010).

4. Duke e pasur parasysh caktimin strategjik dhe konsenzual për aderimin drejt Bashkimit Evropian, Këshilli sugjeron në nevojën nga përkrahja e vazhdueshme dhe bashkëpunimi në procesin e integrimit, mobilizimi i përforcuar dhe përfshirja e tërë shoqërisë, nëpërmjet të gjitha institucioneve dhe subjekteve kompetente në drejtim të ndërmarrjes së përgjegjësive nga negociatat paraaderuese.    

5. Në periudhën e mbajtjes të mbledhjes së Këshillit të BE-së në dhjetor 2010, Këshilli sugjeron në nevojën nga përfshirja aktive e tërë potencialit të shtetit në marrjen e datës për fillimin e negociatave, përgatitjet efikase për realizimin e të gjitha aktiviteteve të cilat do të vijojnë pas marrjes së datës.   
Njëherit, Këshilli i thërret vendet anëtare të BE-së të lejojnë kalimin kah faza e dytë e Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim ndërmjet Bashkësisë Evropiane dhe vendeve të tyre anëtare nga njëra anë dhe Republikës së Maqedonisë nga ana tjetër.   

6. Theksohet se mbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke e përfshirë edhe zgjidhjen e pranueshme reciproke për çështjen e emrit nën patronazhin e KB-së, është përfundimisht në fazën tjetër të procesit eurointegrues.  Në këtë drejtim, Këshilli Kombëtar për Eurointegrime si trup që e përfaqëson konsensusin e përgjithshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mbetet në dispozicion për konsultime rreth zgjidhjes së mundshme. 

7. Këshilli e theksoi nevojën nga mbajtja dhe intensivimi i bashkëpunimit rajonal të Republikës së Maqedonisë, bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së që na përkrahin në rrugën e integrimit tonë, si dhe nga përparimi i dialogut politik me strukturat e Bashkimit.

8. Këshilli theksoi se në përmbushjen e detyrave të parashtruara, është e nevojshme në vazhdimësi, pozitivisht të afirmohet Republika e Maqedonisë si anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian.

9. Këshilli do të vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyrë të angazhuar dhe të vazhdueshme ta realizojë rolin e forumit që kontribuon për përparimin dhe mbajtjen e dialogut pozitiv dhe konsensusit shoqëror në proceset e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë.

10. Me konkluzionet e Këshillit Kombëtar për Eurointegrime sipas Raportit të Komisionit Evropian të njoftohen Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë.  

11. Konkluzionet e Këshillit të shpallen në internet faqen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me qëllim që të jenë të arritshme për opinionin e gjerë. 

Në mbledhje Këshilli e shqyrtoi edhe raportin për punën e Këshillit Kombëtar për Eurointegrime për periudhën prej 25 dhjetorit 2009 - 30 qershor 2010.   Në debat ishin të pranishëm z-nja Radmilla Sheqerinska, kryetare e Këshillit Kombëtar dhe z. Aleksandar Kërzhallovski, përfaqësues i Platformës Qytetare të Maqedonisë.  Me rastin e Raportit për punën e Këshillit Kombëtar, u miratuan Konkluzionet vijuese:

1. Në periudhën e ardhme Këshilli Kombëtar për Eurointegrime do të fillojë të veprojë në mënyrë më dinamike si faktor aktiv në procesin për rrumbullakësimin e përgatitjeve për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE-në.   Përpjekjet e veta, kryesisht do t'i orientojë drejt përparimit të formave të bashkëpunimit koordinues me organet kompetente shtetërore dhe me sektorin qytetar, zgjerimin e dialogut, organizimin e debateve publike me tema respektive, intensivimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në vend dhe në vend të huaj sipas çështjes për eurointegrime dhe sigurimin e shkallës së lartë të transparencës në punën e vet.  

2. Këshilli do të vazhdojë të përpiqet që të sigurojë rol më aktiv të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në proceset eurointegruese dhe do të fillojë edhe në të ardhmen në mënyrë të angazhuar dhe të vazhdueshme që ta realizojë rolin e forumit i cili kontribuon për përparimin dhe mbajtjen e dialogut politik dhe konsensusin shoqëror në proceset e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë. 

3. Këshilli rekomandon që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të miratojë ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për themelimin e Këshillit Kombëtar për Eurointegrime ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 140/2007) dhe Vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Eurointegrime ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 106/2008, 147/2008, 76/2009 dhe 106/2009), me mundësi që të parashihen zëvendësit e anëtarëve të Këshillit, për shkak të vazhdimit të realizimit të kompetencave të deleguara në kapacitet të plotë.
 

Click