Aktivitetet



Е enjte, 17 qershor 2010

MBLEDHJA E TREMBËDHJETË E KËSHILLIT BUXHETOR

Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e trembëdhjetë të mbajtur më 17 qershor 2010 e shqyrtoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 -Ndarje 02001 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe në bazë të debatit njëzëri i miratoi këto konkluzione:

1. Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë konstaton se në Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, në Ndarjen 02001 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ka ndryshime nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2010.

2. Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i përkrah amendamentet e Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, të Ndarjes 02001 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të përpiluar nga Shërbimi i Kuvendit.

3.  Këshilli Buxhetor i Republikës së Maqedonisë përveç konsultimeve dhe harmonizimit lidhur me projektimin financiar  janë të nevojshme mjete të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të cilët përcaktohen me Buxhetin e Republikës së Maqedonisë, Kuvendi të mbaj takime dhe konsultime me Ministrin e financave dhe gjatë miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, në Ndarjen  02001 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

4. Këto konkluzione t’i dërgohen kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së financave.
 
 
 

 

Click