Aktivitetet



E enjte, 18 mars 2010

MBLEDHJA E TREMBËDHJETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Evrointegrime në mbledhje debatoi për Marrëveshjen shumëvjeçare për financim 2007-2010 nga Instrumenti për ndihmë paraaderuese (IPA) për Komponentin e pestë-zhvillimi rural.

Në mbledhje në cilësinë e përfaqësuesit të Delegacionit  të Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë mori pjesë znj. Emanuel Gienef, udhëheqëse e punëve operative 2. Në fjalim u tha se vlerësohen përpjekjet e deritanishme të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe të Ministrisë së Financave, ndërsa zbatimi i ndihmës financiare paraqet sfidë edhe më të madhe.

Rezyme të Marrëveshjes shumëvjeçare për financim dha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z. Lupço Dimovski. Marrëveshja do të revidohet në bazën vjetore që të merrem parasysh shumat e parapara në dokumentin multiindikativ të planit, në mënyrë përkatëse me ndryshimet dhe plotësimet e marrëveshjes së sektorit. Në periudhën e kaluar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka pasur komunikime intensive me të gjitha asociacionet dhe shoqatat e bujqve, me qëllim që të realizohet informim i gjerë dhe efikas i bujqve, për volitshmëritë e shfrytëzimit  të mjeteve nga Komponenti i pestë i IPA-së. Si rezultat i fushatës, deri më 17 mars 2010, në Agjencinë për Përkrahje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ishin parashtruar 120 aplikime. Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka sjellë vendim me të cilin Agjencia  IPARD dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave janë të detyruara që të bëjnë konsultime shtesë dhe takime me bankat afariste, për nënshkrimin e një memorandumit të veçantë për pranimin e biznes-planeve të dorëzuara nga ana e aplikuesve në Agjencinë IPARD. Në këtë mënyrë duhet të lehtësohet procesi i marrjes së kredive nga bankat afariste dhe do të bisedohet edhe për lehtësimin, ose zvogëlimin e kamatave të mjeteve, që do të shfrytëzohen për financimin e shpenzimeve për realizimin e projekteve. Agjencia  IPARD është e detyruar që të vendos bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Agjencinë e Kadastrës, me qëllim që të gjithë aplikuesve në formë elektronike t’u dorëzohen listat pronësore.

Në debatin e mbledhjes me diskutime të tyre, sugjerime dhe rekomandime morën pjesë: znj. Sillvana Boneva, nënkryetare e Këshillit Nacional për Evrointegrime, z.Aleksandar Kërzhallovsi, përfaqësues i Platformës Qytetare të Maqedonisë, z. Gjoko Danillov, përfaqësues i Federatës së Fermerëve të Maqedonisë, z. Eftim Shaklev përfaqësues i Asociacionit të Bujqve, z. Vello Tantarov përfaqësues nga Lidhja e Bujqve, z. Zoran Danevski kryetar i Odës së Agrobiznesit dhe znj. Gabriella Miceva, përfaqësuese nga Qendra për Promovim të Praktikave të Qëndrueshme  Bujqësore dhe Zhvillim Rural.

Click