Aktivitetet



E mërkurë, 10 mars 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e tridhjetë, të mbajtur më 5 mars 2010, si turp punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve (leximi i parë). Në mbledhje në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë z. Perica Ivanovski, zëvendës-ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Nevojën për miratimin e Propozim-ligjit dhe qëllimin që synohet të arrihet e arsyetoi z. Perica Ivanovski i cili theksoi se qëllimi parësor i këtij plotësimi është implementimi i Direktivës Evropiane 2000\29 dhe se me këtë plotësim do të formohet kornizë për miratimin e akteve nënligjore dhe për plotësimin e listës për organizma të dëmshëm, baktere dhe dëmtues tjerë të bimëve.

Përfaqësuesi bëri të ditur se kjo listë do të jetë hyrje në sistemin e monitorimit të dëmtuesve dhe sistemin e pasaportave të bimëve që njëherit është prioritet i Drejtorisë Fitosanitare për Mbrojtje nga Dëmtuesit.

Në diskutimin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e  bimëve morën pjesë deputetët Jovan Ginev, Vasko Shutarov, Pançe Dameski dhe Nikolla Qurkçiev.

Pas përfundimit të debatit Komisioni njëzëri e miratoi konkluzionin si vijon: Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e  bimëve dhe vlerësoi se është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtejmë. 

Click