Aktivitetet



E martë, 8 qershor 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 37-të, të mbajtur më 7 qershor 2010, si trup punues i interesuar, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ratifikimin e Konventës së Roterdamit për procedurën e marrjes paraprake të pëlqimit për lëndët kimike dhe për pesticidet e caktuara të rrezikshme në qarkullimin ndërkombëtar.

Mbledhjen e hapi dhe e udhëhoqi kryetari i Komisionit, z. Nikolla Qurkçiev. Në debatin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët Pançe Dameski, Nikolla Qurkçiv dhe Vasko Shutarov.

Në mbledhje, në cilësinë e përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, morën pjesë z. Goran Stevçevski, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, znj. Lendita Dika, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe z. Nako Nikollovski, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në arsyetimin e Propozim-ligjit, z. Stevçevski sqaroi faktin se Konventa e Roterdamit ka për qëllim që t'i kufizojë përdorimet e lëndëve kimike dhe pesticideve të caktuara të rrezikshme të cilat shfrytëzohen për mbrojtjen e bimëve.

Ai theksoi se qëllimi i Konventës është që tu ndihmojë vendeve në tranzicion dhe vendeve në zhvillim për shfrytëzim të kontrolluar të lëndëve kimike dhe pesticideve në procesin e prodhimit të ushqimit, ndërsa me këtë ta mbrojë shëndetin e njeriut dhe mjedisin jetësor nga përdorimi jashtë mase i tyre, si dhe mënjanimi rrezikut nga magazinimi i pesticideve dhe lëndëve kimike të vjetruara dhe të dëmshme.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni njëzëri miratoi konkluzionin si vijon:

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, si trup punues i interesuar, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ratifikimin e Konventës së Roterdamit për procedurën e marrjes paraprake të pëlqimit për lëndët kimike dhe për pesticidet e caktuara të rrezikshme në qarkullimin ndërkombëtar dhe e mbështeti në tekstin e propozuar.
Click