Aktivitetet



E enjte, 21 janar 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETEKATËRT E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike në Mbledhjen e tridhjetekatërtë, të mbajtur me 20 janar 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike, leximi i parë.

Arsyetim të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike dha përfaqësuesi i propozuesit, deputetja Liljana Popovska, e cila theksoi se ndryshimet që propozohen në këtë Ligj kanë të bëjnë me disa sfera.

Njëra nga ato sfera është Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë, ku propozohet shtimi i pikës së re, me të cilën qartë do të definohet se në Regjistrin Qendror duhet të kenë të regjistruar veprimtari kryesore agjenci turistike, organizatorë të udhëtimeve, tur-operatorë dhe shërbime të tjera të rezervimit, si dhe veprimtaritë e lidhura me të njëjtat. Qëllimi është që të mos ndodh, të a. q. njerëz të rastit, të jenë aktorë të rëndësishëm në turizëm, meqenëse për të njëjtit turizmi nuk është veprimtari themelore, dhe nuk janë të trajnuar mjaftueshëm dhe të përkushtuar seriozisht, që të merren me atë.

Gjithashtu propozohet që të precizohet marrja e licencës të agjencive turistike me licencë ‘’B’’, me qëllim që këtyre agjencive t’u mundësohet të shesin aranzhmane, si në vend, ashtu edhe jashtë vendit, ndërsa për mbrojtjen e konsumatorëve është paraparë garanci bankare në shumë prej 25 000 eurosh me kundërvlerë në denarë dhe në atë mënyrë të ngrihet siguria gjatë furnizimit të aranzhmaneve përmes subagjentëve.

Grupi i tretë i ndryshimeve që i trajton ky Propozim-ligj ka të bëjë me marrjen e certifikatës për udhëheqës të agjencisë turistike.

Grupi i katërt i ndryshimeve që propozohen është ndryshim në Ligjin ekzistues konkretisht për personat që kanë marrë diplomën, përkatësisht certifikatën për udhëheqës turistik. Gjegjësisht, me dhënien e provimit dhe marrjen e lejes për udhëheqës turistik, i njëjti person e ka kaluar pragun që të bëhet edhe shoqërues turistik.

Në grupin e pestë të ndryshimeve dhe plotësimeve propozohet vendosja e një kreu të tërë të ri në ligjin ekzistues ‘’Udhërrëfyes në mal’’, që paraqet një kategori të re të personave në turizëm, e cila duhet edhe zyrtarisht të certifikohet. Sipas propozuesit të Ligjit, Republika e Maqedonisë ka shanse të mëdha dhe mundësi për zhvillim të turizmit malor dhe në moment shfaqet një gjendje që te ne nuk ka udhëheqës zyrtar në mal. Atë e bëjnë persona të pa trajnuar ose alpinistë të cilët zyrtarisht nuk janë evidentuar në rregullativën  tonë ligjore.  

Në debat morën pjesë ministri i Ekonomisë, dr. Fatmir Besimi dhe znj. Tatjana Peroviç-Mitrova nga Oda Ekonomike për Turizëm e Republikës së Maqedonisë.

Pas përfundimit të debatit, në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni me shumicë votash vlerësoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike nuk është i pranueshëm dhe nuk duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

Click