Aktivitetet



E enjte, 24 qershor 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 39-të, e mbajtur më 23 qershor 2010 i shqyrtoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e veprimtarisë bujqësore (leximi i dytë).

Mbledhjen e hapi dhe me të kryesonte kryetari i Komisionit, z. Nikolla Qurkçiev.  Në cilësi të përfaqësuesi të Qeveris së Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen morën pjesë z. Ljupço Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe znj. Verica Prokoviq në cilësi të të autorizuari në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. 

Në arsyetimin e Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, znj. Prokoviq veçanërisht theksoi se me rebalancin e Buxhetit mundësohet realizimi i shkallës së projektuar të deficiti prej 2,5% që është si rezultat i disbalancit të mjeteve të projektuara dhe të grumbulluara si të hyra në Buxhetin.

Intervencionet që ndërmerren në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave kanë të bëjnë në zvogëlimin e shpenzimeve në sferën e harxhimeve materiale, mallrave dhe shërbimeve.

Ajo theksoj se mbahet politika e ndarjes së subvencioneve në prodhimtarinë bujqësore, ndërsa intervenohet në sferën e shpërndarjes së mjeteve në programet për zhvillimin e bujqësisë.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e dorëzon Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e veprimtarisë bujqësore, kryetari i Komisionit i informoj deputetët se në afatin e caktuar, i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, është parashtruar një amendament.

Komisioni e shqyrtoi amendamentin për ndryshimin e nenit 5, i parashtruar nga deputetja Bllagorodna Duliq, i cili pa diskutim unanimisht ishte miratuar nga Komisioni me tekst dukshëm të ndryshuar.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e dorëzon Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerje të veprimtarisë bujqësore (leximi i dytë) në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click