Aktivitetet



E hënë, 22 mars 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 31-të të mbajtur më 17 mars 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për verën (leximi i dytë).

Në Mbledhje në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë z. Perica Ivanoski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përfaqësuesi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z. Draganço Stojçev dhe z. Trajçe Andreevski.

Në diskutim morën pjesë deputetët Nikolla Qurkçiev, Mile Andonov, Marjanço Nikollov, Zhivko Pejkovski, Cvetan Tripunovski, Pançe Dameski, Jovan Ginev, Cvetanka Ivanova dhe Liljana Popovska.

Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë të parashtruar gjithsej 45 amendamente për Propozim-ligjin nga të cilat u miratuan 23, u refuzuan 16 dhe u tërhoqën 6 amendamente.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e kaloi Propozim-ligjin për verë (leximi i dytë) në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
 
 
 

Click