Aktivitetet



E premte, 26 shkurt 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e saj të tridhjeteshtatë, të mbajtur më 22 shkurt 2010, si turp punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare (leximi i parë) dhe Propozim-ligjin për mbikëqyrje të tregut (leximi i parë) .

Arsyetim për propozim-ligjet dha përfaqësuesi i propozuesit, zëvendësministri i Ekonomisë, dr. Metodij Haxhi -Vaskov.

Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare, zëvendësministri theksoi se me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara bëhet ndërhyrje në dy sfera kyç, edhe atë në pjesën e harmonizimit të cilat vlejnë në UE dhe në pjesën e përmirësimit të funksionimit të tregut, në veçanti në pjesën e themelimit dhe menaxhimit me shoqëritë e reja dhe ekzistuese.

Në pjesën e harmonizimit të legjislaturës me atë të  UE-së, zëvendësministri theksoi dy tërësi të rëndësishme të cilat parashikohen në këtë Propozim-ligj dhe të cilat propozohen që të miratohen si ndryshime dhe plotësime të ligjit ekzistues për shoqëri tregtare.

Në pjesën e parë bëhet fjalë për harmonizimin e të gjitha dispozitave në pjesën e revizionit dhe punës kontabiliste me ato dispozita të cilat vlejnë në UE. Krahas harmonizimit terminologjik, bëhen edhe harmonizime edhe në pjesën e procedurave të cilat duhet të ndiqen në pjesën e revizionit të brendshëm.

Tërësia e dytë ka të bëjë me vendosjen e kapitullit të ri në Ligjin ekzistues, kurse ka të bëjë me bashkëngjitjen tejkufitare të shoqërive tregtare.  Kjo në të vërtetë paraqet bashkim të shoqërive tregtare nga Republika e Maqedonisë me shoqëritë e UE-së.

Krahas harmonizimit të këtyre dy tërësive, ofrohet edhe një plotësim, përkatësisht përmirësim i dispozitave ekzistuese të cilat ekzistojnë në pjesën e personave fizikë dhe juridikë të cilët kanë mundësi të formojnë shoqëri tregtare dhe me të njëjtat të mund të menaxhojnë.

Në bazë të nenit 142 nga Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni me shumicë votash vlerësoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejshëm.

Lidhur me Propozim-ligjin për mbikëqyrje të tregut, zëvendësministri i Ekonomisë tha se me miratimin e këtij Ligji doli kornizë e përgjithshme në të cilën jepen të gjithë parimet dhe procedurat të cilat duhet të bëhen,  me qëllim të koordinimit më të mirë dhe më efikas të të gjitha organeve shtetërore për mbikëqyrje të tregut në pjesën e realizimit të të gjithave dispozitave ligjore.

Me të parashihet përmirësimi i koordinimit në mes të organeve shtetërore të cilat punojnë në kontrollin e sigurisë dhe kualitetit të prodhimeve të cilat plasohen në tregun e Republikës së Maqedonisë.

Bëhet fjalë për Ligj të ri i cili për herë të parë miratohet edhe është në pjesën e detyrave të cilat i ka marrë Republika e Maqedonisë në pjesën e paraaderimit në Unionin Evropian.

Me ligjin parashikohet miratimi i Programit për koordinim dhe realizim të masave efektive në treg, të cilin Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet ta miratojë në afat prej gjashtë muajsh nga miratimi i Ligjit.

Gjithashtu propozohet formimi i trupit koordinues nga të gjitha institucionet kompetente i cili  do të kryejë monitorim nga vetë hyrja e prodhimeve në Republikën e Maqedonisë.

Në Propozim-ligj është përfshirë edhe mënyra e informimit të përhershëm të Komisionit Evropian lidhur me paraqitjen eventuale të prodhimeve të cilat mund të jenë të rrezikshme për sigurinë dhe jetën e qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Pas përfundimit të debatit Komisioni me shumicë votash konkludoi se Propozim-ligji për mbikëqyrjen e tregut është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejshëm.

Click