Aktivitetet



E premte, 11 qershor 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETETETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 38-të të mbajtur më 10 maj 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kullosat, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për blegtorinë dhe Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e veprimtarisë bujqësore.

Mbledhjen e hapi dhe me të udhëhiqte kryetarja e Komisionit z.Nikolla Çurçiev.

Në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në mbledhje morri pjesë z. Perica Ivanovski, zëvendës-ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave

Në diskutim për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët Pançe Dameski, Nikolla Çurçiev dhe Vasko Shutarov.

Zëvendës-ministri e theksoi nevojën e miratimit të ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që do të rregullohen me ligj.

Ai veçanërisht theksoi se ndryshimet e propozuara të cilat ishin miratuar si rezultat nga bisedimet  me komunitetin e biznesit në Republikën e Maqedonisë janë të dedikuar për nevojën e përmirësimit të biznes –klimës, përkatësisht se janë masa konkrete për zvogëlimin e politikave ndëshkuese dhe gjobës, duke u përqendruar konkretisht në sferën e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Përfaqësuesi i Qeverisë i theksoi synimet e Ministrisë për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave që të zvogëlohen  gjobat për 30-50% që është në frymën  e politikës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Zëvendës-ministri theksoi se në ligj është vendosur procedurë për edukimin  të cilën do të zbatoj Inspektoratin Shtetëror për Bujqësi dhe e njëjta nuk do të ketë detyrim material për subjektet pa implikime financiare në Buxhetin  e Republikës së Maqedonisë, për atë se procedurën do ta zbatojnë të punësuarit në Inspektoratin shtetëror dhe ajo do të jetë pjesë përbërëse e detyrimeve të tyre të punës dhe detyrave. 

Përfaqësuesi i Qeverisë në fund e informoi Komisionin se aktet nënligjore do të jenë miratuar në afat sa më të shkurtër kohor me qëllim që të jetë i kuptueshëm dhe në praktik i zbatueshëm.

Zotëri Ivanovski theksoi se i njëjti arsyetim i dhënë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kullosat  ka të bëj dhe me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për blegtori dhe të Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e veprimtarisë bujqësore.

Pas kryerjes së debatit, Komisioni njëzëri e miratoi këtë Konkluzion: Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kullosat (leximi i parë) , Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Blegtori dhe Propozim-ligjin për plotësimin e ligjit për kryerjen e veprimtarisë bujqësore dhe vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtejmë.

Click