Aktivitetet



E hënë, 22 mars 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 17 mars 2010 mbajti Mbledhjen e tridhjetetetë.

Si trup punues amë, Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për themelimin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë, leximi i parë.

Propozim-ligjin e arsyetoi përfaqësuesi i propozuesit, ministri  i Ekonomisë Dr. Fatmir Besimi.

Ai theksoi se me miratimin e ligjit do të përparohet korniza ligjore dhe vendosja institucionale në pjesën e  politikave për promovimin e vendit në tërheqjen e investimeve dhe promovimit të eksportit dhe, njëherit, drejtpërsëdrejti përcaktohen dy punë kryesore në ekonominë tonë dhe ato janë niveli i papunësisë dhe deficiti tregtar.

Pas përfundimit të debatit, në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni me shumicë votash vlerësoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelim të Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë,  është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

Komisioni e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, leximi i dytë.

Kryetari i Komisionit Lubisav Ivanov Xingo, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar. Në Komision janë parashtruar pesë amendamente dhe ato janë miratuar.

Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, Komisioni e kaloi në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në po atë mbledhje Komisioni e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për mbikëqyrjen e tregut, leximi i dytë.

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar.

Propozim-ligjin për mbikëqyrje të tregut, Komisioni e kaloi në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click