Aktivitetet



E mërkurë, 13 janar 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për çështje evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 11 janar 2010, i shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm (leximi i parë) dhe Propozim-ligjin për preparate mjekësore veterinare (leximi i parë).

Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë z. Goran Mihajllovski, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve, i cili e arsyetoi nevojën e miratimit të ligjit në aspektin e harmonizimit të tij me të drejtën e Unionit Evropian.

Në Komision u theksua se bëhet fjalë për ligj me rëndësi të veçantë, i cili paraqet aproksimim të legjislacionit me Unionin Evropian më kuadër të rendit  juridik të Republikës së Maqedonisë dhe i cili kontribuon në krijimin e kushteve më të volitshme për realizimin e lundrimit të brendshëm në shtetin tonë.

Zgjidhjet janë në harmonizim me politikat dhe standardet e së drejtës së Unionit Evropian, ndërsa me këto ndryshime dhe plotësime bëhet edhe ridefinimi i terminologjisë në këtë sferë, si dhe harmonizimi i së njëjtës me të cilën zbatohet dhe është e pranueshme në shtetet-anëtare të Unionit Evropian, duke theksuar nevojën e caktuar të korrigjimeve në përkthimin e këtyre terminologjive.

Gjithashtu u potencua se kushtet më rigoroze të cilat duhet t’i plotësojnë objektet lundruese dhe anëtarët e ekuipazhit  të objektit lundrues që të mund të bëjnë lundrim, janë në funksion të mbrojtjes më të madhe gjatë kryerjes së lundrimit, si dhe mbrojtjes nga ndotja e ujërave dhe brigjeve të liqeneve natyrore dhe artificiale në Republikën e Maqedonisë.

Komisioni me 6 vota "për’’ dhe 1 "kundër’’ përfundoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

Nevojën e miratimit të Propozim-ligjit për preparate mjekësore veterinare e arsyetoi përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Lupço Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në aspektin e harmonizimit të tij me të drejtën e Unionit Evropian.

Komisioni si trup amë i interesuar shqyrtoi dhe njëzëri përfundoi se Propozim-ligji për veterinari dhe preparate mjekësore është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

 

Click