Aktivitetet



E martë, 06 pril 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni Për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tridhjetetretë, të mbajtur më 31 mars 2010, si trup punues amë në leximin e dytë e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë (leximi i parë).

Lidhur me Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve, kryetari i Komisionit z. Nikolla Qurkçiev, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikë së Maqedonisë, në Komision nuk janë parashtruar amendamente për ligjin.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e përcolli Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve (leximi i dytë) në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.


 

Click