Aktivitetet



E enjte, 15 prill 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 33-të, të mbajtur më 31 mars 2010 dhe nëvazhdimin e parë të mbledhjes së 33-të të mbajtur më 14 mars 2010, si trup punues amë e shqirtoi Informatën për subvencionimin dhe zhvillimin e bletarisë në Republikën e Maqedonisë.

Në mbledhjen në cilësinë e  përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm z. Perica Ivanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.

Ai e arsyetoi Informatën për subvencionimin dhe zhvillimin e bletarisë në Republikën e Maqedonisë, në të cilën veçanërisht theksoi se në vitin 2008 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave ka përgatitur program për zhvillimin e kësaj dege të blegtorisë, të cilës i jepet status dhe rëndësi të veçantë në zhvillimin e saj.

Zëvendësministri gjithashtu tregoi se Ministria përgatitë dhe në procedurë qeveritare është një ligj i ri për të cilin deputetet duhet ta japin përkrahjen e tyre, duke i prezantuar sugjerimet dhe mendimet për të njëjtin. 

Zoti Ivanovski veçanërisht i theksoi përpjekjet për subvencionimin e prodhimit të bletarisë primare dhe organike, për të cilën në vitin 2009 janë ndarë 93 milionë denarë, me qëllim që të vazhdohet me trendin e rritjes së familjeve të bletëve,veçanërisht të prodhimit organik të familjeve të bletëve.

Pas mbarimit të debatit për Informatën, Komisioni njëzëri e miratoi Konkluzionin në vijim:

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujrave e shqyrtoi Informatën për subvencionimin dhe zhvillimin e bletarisë në Republikën e Maqedonisë dhe vlerësoi se ajo duhet t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për njoftimin e deputetëve, bashkë me propozim-konkluzionet e Shoqatës së Prodhuesve të Bletarisë, t'i dorëzohen Ministrisë së  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave për shqyrtimin dhe miratimin e tyre.


 

Click