Aktivitetet



E mërkurë, 20 tetor 2010

NATO me dyer të hapura për anëtarësimin e të gjithë vendeve ballkanike

Në ditën e dytë të seminarit të shtatëdhjetepestë ROS-ROT me temën ‘’Evropa Juglindore: Krijimi i momentumit të ri’’, i cili mbahet në organizim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe AP të NATO-së ishte theksuar se NATO, si organizatë e orientuar drejtë sigurisë, ka dyer të hapura për anëtarësim të gjitha vendeve ballkanike.

Pas sesionit të djeshëm, sesionit të parë me temën: Republika e  Maqedonisë: Leksionet shkencore në parandalimin e konflikteve dhe ndërtimin shoqërisë multietnike, sot, në sesionin e dytë, u bë fjalë për përkrahjen e proceseve reformuese në Ballkanin Perëndimor: A janë të nevojshme strategji të reja. Sesioni  i tretë ishte për rolin e NATO-së në Ballkanin Perëndimor në Lisbonë:  Shpresat dhe perspektivat, ndërsa të pasdites, sesionit të katërt, tema është krijimi i momentumit të ri për pajtim dhe bashkëpunim rajonal në Ballkan.

Moderator i sesionit të dytë ishte znj.Lubov Sliska , shefe e Delegacionit të Federatës Ruse në AP të NATO-së, ndërsa fjalime të tyre kishin: z.Xhejms Lajan, ekspert për Ballkanin për strategji të SHBA në Ballkan; Sh. e Tij z. Tudor Çorov, ambasador, përfaqësues i përhershëm i Republikës së Bullgarisë në këshillin Evroatllantik,znj.Marija Janin Kalk, profesoreshë  e historisë Lindore dhe Juglindore Evropiane të Universitetit Lidvig Maksimilian nga Munihu   dhe Kolegjit Evropian në Natolin, për strategjitë e UE-së dhe z. Florijan Bejber, profesor  për studimet Juglindore evropiane në Qendrën për studime juglindore evropiane, universiteti në Gracë,për perspektivat e reformave në Bosnjë dhe Hercegovinë pas zgjedhjeve.

U parashtrua pyetja për atë se NATO ndoshta tregon lodhje lidhur me zgjerimin, me çka z. Bejber se tash është kohë jo e kënaqshme për atë gjë, duke pasur parasysh se janë dhanë aq shumë shpresa dhe premtime.

Moderatori i sesionit të tretë, z. Nano Ruzhin, i cili është dekan i Fakultetit për shkenca politike të FON Universitetit në Shkup dhe ambasadorit të përhershëm të Republikës së Maqedonisë në NATO,e paraqiti këtë seminar si forum ku njeriu mund të informohet dhe të përfitoj me njohuri të reja, ku diskutohej dhe bëhet shkëmbimi i ideve.

M diskutime të tija u paraqitën: z. Jarosllav Skonieçka, drejtor në Direktoratin për integrime  dhe partneritet euroatlantik,Sektor për çështje politike dhe çështje të sigurisë, selia e NATO-së, për rolin evolutiv të NATO-së në Ballkan, pastaj Shkëlqesia e tij Artur Kuko, ambasador i Shqipërisë në NATO, për leksionet e mësuara nga aderimi i Shqipërisë  në NATO dhe për rolin aktual të NATOS në Ballkan, si dhe z.Oliver Krliu, Drejtor për bashkëpunim politik-sigurisë dhe marrëdhënie multilaterale, Ministria për punë të jashtme.   

Zotëri Skonieçka deklaroi se është e pabesueshme që vendin tonë ta emërojmë me emrin  ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, dhe jo me emrin e saj kushtetues .Ai theksoi se atë që e bën ky shtet meriton njohje. Lidhur me kontestin me emrin me Republikën e Greqisë, theksoi se NATO nuk është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe mund të jepet vetëm këshillë dhe nxitjen për zgjidhjen e tyre. 

Ambasadori shqiptar në NATO deklaroi se të gjithë aleatët kanë qenë të zemëruar kur Maqedonia ka pasur mossukses në Samitin e Bukureshtit, ndërsa aj megjithatë beson se vendi do ta marr vendin e merituar dhe s ushtarët maqedonas do të shërbejnë krah për krahu me  atë grek dhe me gjithë ato vendet tjera anëtare të NATO-së.

Në prononcimin e tij Z.Oliver Krliu na rikujtoi në faktin se pjesëmarrja e Maqedonisë në misionet paqësore është me të vërtet e madhe. Ai potencoi se NATO i ka të gjitha parakushtet t'i përgjigjet pozitivisht zgjerimit dhe se mundet dhe duhet ta efektuoj ftesën për anëtarësim të Maqedonisë.

Click