Aktivitetet



E enjte, 25 mars 2010

NATO SHPRESON SE MAQEDONIA SË SHPEJTI DO TË BËHET ANËTARJA E 29–TË E ALEANCËS

Qëndrimi i NATO-s mbetet i pandryshuar-Republika e Maqedonisë të merr ftesë për anëtarësim menjëherë pasi të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme me Republikën e Greqisë lidhur me kontestin me emrin. Kjo është pengesa e vetme për marrjen e ftesës për anëtarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë në NATO.

Kjo u përsërit në takimin e sotëm të ekipit të ekspertëve të NATOS, të udhëhequr nga z. Stefan Elgersma, oficer kompetent për dosjen e Republikës së Maqedonisë me koordinatorët  e grupeve parlamentare të Kuvendit të  Republikës së Maqedonisë: znj. Sillvana Boneva, znj. Cvetanka Ivanova, z. Tahir Hani, znj. Flora Kadriu dhe z. Stojan Andov, si dhe me z. Lubisav Ivanov Xingo, z. Qenan Hasipi dhe z. Avdija Pepiq nga partitë tjera politike të përfaqësuara në Kuvend.

Në Programin vjetor nacional të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO për vitin 2009-2010 u vendosën qëllimet dhe prioritetet kryesore që vendi planifikon që t’i realizojë në këtë periudhë. Ky Program paraqet pasqyrim të përcaktimit dhe përparimit të reformave nacionale, me qëllim të përforcimit të performancave politike, ekonomike, mbrojtëse dhe të sigurisë së vendit, në pajtim me standardet e përcaktuara të Aleancës.

Ekipi i ekspertëve të NATO shprehu  interesim për atë që punohet në lidhje me reformat, që të mund të përgatitë raport për përparimin në kuadër të Programit.

Deputetët maqedonas i njoftuan mysafirët për investimin që bën Republika e Maqedonisë në rrugën drejt eurointegrimeve dhe potencuan se anëtarësimi i barabartë në NATO-aleancën është përcaktim strategjik i vendit, siç është anëtarësimi  në UE.

Zotëri Elgersma theksoi se NATO në vazhdimësi do ta ndjekë zhvillimin e vendit tonë dhe do t’i inkurajojë të dy palët që të jenë konstruktive në zgjidhjen e kontestit. Ai shprehu besimin se në një të ardhme të afërt Republika e Maqedonisë do të jetë anëtarja e 29-të e Aleancës.

Click