Aktivitetet



E hënë 20 shtator 2010, Prishtinë

NEVOJË PA ALTERNATIVË E RAJONIT TË BASHKËPUNIMIT TË NDËRSJELLË TRANSPARENT HAPUR DHE PAPENGESA

Kryetarja e Komisionit për Politikës të Jashtme të Kuvendit, znj. Teuta Arifi me ftesë të kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kosovës, z. Sabri Hamiti, sot mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Komisioneve për Politikë të Jashtme të Evropës Juglindore, të mbajtur në Prishtinë.

Konferenca dedikuar temave aktuale për rajonin, nevoja e bashkëpunimit efikas rajonal dhe përfshirja në strukturat euro-atlantike u përshëndet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi.

Në fjalimin e saj para forumit zonja Teuta e theksoi nevojën pa alternativë të rajonit të bashkëpunimit të ndërsjellë transparent të hapur dhe papengesa, si dhe integrimin euro-atlantik të saj. Ajo potencoi se shoqëritë kanë detyrim që t’i ndjekin zhvillimet bashkëkohore dhe aktuale në planin ekonomik dhe politik, të cilat për fat të mirë në këtë moment historik janë shkaktarë të krijimit dhe praktikumit të vlerave demokratike.

Pastaj theksoi se një pjesë e rëndësishme e realizimit të këtyre qëllimeve janë në barrë të elitave politike të vendeve të rajonit, të cilët kanë detyrim  të mundësojnë ambient të besimit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët.  Duke u mbështetur në besimin e  kapaciteteve individuale dhe sociale, shprehi bindjen e thellë se rajoni i ka të gjitha mundësitë për zhvillim të shpejtë dhe plotësimin e qëllimeve strategjike.

Kryetarja, zonja Teuta Arifi në bisedimet joformale dypalëshe me homologët e saj nga shtetet e tjera, z. Fatos Beja (Shqipëri), z. Dobrosav Dimitrov  (Bullgari), z. Kreshimir Qosiq (Kroaci), z. Miodrag Vukoviq (Mali i Zi), z..Mehmet Xhelan (Turqi), si dhe me nikoqirët i transmetoi përpjekjet dhe prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë për  zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe tolerancës, si  parakusht për prosperitet ekonomik të shteteve.

Ajo shprehu gatishmërinë për zhvillimin e bashkëpunimit parlamentar, veçanërisht në nivel të komisioneve për politikë të jashtme dhe për nevojën e nxitjes së kontakteve të drejtpërdrejta të cilat janë pa alternativë në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet shteteve.

Gjatë qëndrimit të sajë në Prishtinë, zonja Teuta zhvilloi bisedime dhe me zëvendësministren e jashtme të Kosovës, znj Flora Çitakun , ku u theksua nevoja për krijimin e bashkëpunimit  më dinamikë në bashkëpunimin e  ndërsjellë.

Duke pasur parasysh faktin se integrimi euro-atlantik është një qëllim i përbashkët, zonja Teuta shprehu gatishmërinë për transmetimin e përvojave  maqedonase në këtë  plan,  si dhe përvojën në zbatimin  e modelit multietnik, përkatësisht Marrëveshjes  Kornizë në Maqedoni, por dhe projekte tjera që do të thotë promovimin e ndërsjellë të bashkëpunimit në më shumë fusha.

Click