Aktivitetet



e premte, 23 korrik 2010

PAQJA NË BALLKAN ËSHTË KUSHT PËR STABILITET NË TËRË EVROPËN

Kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Radmilla Shekerinska, sot realizoi takim me z. Pjer Lelush, ministër për çështje evropiane të Republikës së Francës. Në përbërje të Delegacionit ishin të pranishëm ambasadori i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesia e tij Kllod Shllumberzhe, eurodeputeti z. Arno Danzhan dhe z. Tieri Gishu, zëvendës - drejtor në Nëndrejtorin për Evropën  Ballkanike.

Në takim morën pjesë nënkryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Silvana Boneva, deputetët dhe anëtarët e Këshillit, z. Petar Pop Arsov, z. Qenan Hasipi, znj. Flora Kadriu, anëtari z. Dimitar Mirçev, si dhe Sllobodan Antevski, z. Aleksandar Krzhallovski dhe z. Tome Kolev, përfaqësues të Këshillit. 

Zonja Sheqerinska e përshëndeti pranin e ministrit për çështje evropiane të Republikës së Francës, dhe njëherit i njoftoi mysafirët me përbërjen dhe qëllimet e Këshillit Nacional për Evrointegrime.

Ministri për Çështje Evropiane, z. Pjer Lelush, e theksoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Republikës së Francës dhe Republikës së Maqedonisë dhe njëherit theksoi se Franca çdoherë ka qenë e pranishme në Ballkan dhe ka i dhënë rëndësi qendrore gjendjes në Ballkan. 

‘’Qëllimi i ynë është sigurimi i stabilitetit dhe zhvillimit të Republikës së Maqedonisë, si dhe Ballkani gjithëpërfshirës me perspektivën evropiane''.

Për Republikën e Maqedonisë me interes krucial është procesi i pandalshëm eurointegrues, theksoi z. Petar Pop Arsov.

Vendi ynë është fokusuar në dy pika: Zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e kontestit bilateral i cili ishte imponuar nga fqiu  ynë jugor.

Republika e Francës është mike aleate  e Republikës së Maqedonisë dhe ndihmon në vendosjen e procesit demokratik, theksoi znj. Flora Kadriu.

Të pranishmit u faleminderuan për përkrahjen dhe solidaritetin e treguar që e jep Republika e Francës Maqedonisë në rrugën drejt NATO-së dhe EU-së dhe se kyçja drejt Unionit është proces i domosdoshëm.

Click