Aktivitetet



E hënë, 5 korrik 2010, Bruksel

Për Republikën e Maqedonisë prioritet kyç është zhvillimi i pandërprerë i procesit eurointegrues

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, z. Petar Pop-Arsov, prej 4 deri më 6 korrik 2010 merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të shteteve-anëtare të Unionit Evropian, KOSAK, që mbahet në Bruksel, në Mbretërinë e Belgjikës.

Në konferencë u bisedua për prioritetet e kryesimit të Belgjikës me Unionin Evropian, si dhe për marrëdhëniet ndërmjet parlamenteve nacionale të vendeve-anëtare të Unionit Evropian me Komisionin Evropian.  

Në konferencë fjalim mbajti edhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Petar Pop Arsov  Në fjalimin e tij mes tjerash theksoi:

Për Republikën e Maqedonisë prioritet kyç është zhvillimi i pandërprerë i procesit eurointegrues. Fokusi i Republikës së Maqedonisë është i drejtuar në dy çështje kryesore: zbatimi efikas i procesit reformues dhe rritja maksimale e përpjekjeve për zgjidhjen e kontestit i cili u imponua nga fqinji ynë jugor. Euorintegrimi është faktori më i fuqishëm i kohezionit në shoqërinë multietnike të Maqedonisë dhe paraqet konsensus,  jo vetëm për faktorët politikë, por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.  Aderimi i Republikës së Maqedonisë në UE duhet të shqyrtohet në kontekst më të gjerë, jo vetëm përmes prizmit të përparimit në tejkalimin e dallimit për emrin.  Integrimi i Republikës së Maqedonisë do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin rajonal dhe do të jetë në funksion të paqes dhe stabilitetit në Evropë".

Në konferencë fjalim mbajti edhe z. Olivie Shastel, sekretar  shtetëror për Çështje Evropiane në Belgjikë, i cili foli për prioritetin e kryesimit belg me Unionin Evropian dhe mes tjerash theksoi se Belgjika do të përpiqet për mos ngecjen e procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë gjatë kryesimit belg me Unionin Evropian dhe zhvillimin paralel të procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë me procesin eurointegrues të Islandës.   

Click