Aktivitetet



E mërkurë, 24 mars 2010, Madrid

PJESËMARRJA AKTIVE NË INICIATIVAT RAJONALE KONTRIBUON NË SIGURIMIN E PAQES DHE TË SIGURISË NË HAPËSIRAT BALLKANIKE

Delegacioni i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, znj. Teuta Arifi, në përbërje të të cilit janë anëtarët e Komisionit: z. Vllado Buçkovski dhe z. Pavle Trajanov, i cili qëndron në vizitë pune dyditore në Mbretërinë e Spanjës, realizoi takime me nikoqirin e tyre, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit z. Zhuzep Antoni Duran dhe Leida dhe anëtarët e Komisionit, si dhe me kryetarin, z. Adorasion K. Bravo dhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit të Parlamentit të Spanjës.

Delegacioni kishte biseda edhe me Komisionin e Përhershëm të Përzier për Unionin Evropian të Parlamentit të Spanjës, ndërsa realizoi takim edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës.

Në takimet në nivel parlamentar u shpreh kënaqësia nga gatishmëria për vendosjen e bashkëpunimit në nivel të komisioneve për politikë të jashtme, me shpresë se në të ardhmen bashkëpunimi parlamentar do të shënojë trend rritës. Në këtë kontest, bashkëbiseduesit e theksuan rolin dhe rëndësinë e parlamenteve në forcimin dhe zgjerimin e formave të bashkëpunimit, jo vetëm në kuadër të dimensionit parlamentar, por edhe në marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet dy shteteve. 

Në bisedimet deputetët maqedonas e vërtetuan vendosmërinë e vizionit maqedonas për perspektivën evropiane, duke informuar me këtë rast, për gjendjen në shtet dhe mendimet për aktivitetet në përmbushjen e kritereve në planin e afrimit drejt strukturave euroatlantike. Me këtë rast, u paraqitën argumentet në dobi të arritjeve tona, rezultatet nga detyrimet e realizuara, si dhe detyrimet tjera në këtë drejtim. 

Në takimet u bë fjalë edhe për çështjen e përdorimit të emrit tonë kushtetues dhe kontestit bilateral me fqinjin tonë jugor për këtë çështje, si dhe për gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë për vazhdimin e bisedimeve konstruktive me Greqinë me ndërmjetësimin e ndërmjetësit të OKB-së z. Metju Nimic.

Në kuadër të diskutimit për gjendjen në rajon u komentua çështja e sigurisë së tij, me ç'rast bashkërisht u konstatua se perspektiva evropiane e Ballkanit e garanton stabilitetin e tij, por edhe stabilitetin e Evropës në përgjithësi. Në këtë kontekst i pandashëm ishte mendimi se pjesëmarrja aktive në nismat rajonale kontribuon në sigurimin e paqes dhe të sigurisë në hapësirat ballkanike.

Në bisedimet u theksua edhe bashkëpunimi në kuadër të Procesit Mesdhetar, që kontribuon në zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve me Spanjën.

Në takimin me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit të Përhershëm të Përzier për Unionin Evropian të Parlamentit të Spanjës kryesisht u diskutua për mundësitë për përshpejtimin e procesit të inkuadrimit të shtetit tonë në strukturat evropiane, ndërsa u shpreh edhe gatishmëria për ndihmë dhe për bartjen e përvojave në këtë proces.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme bashkërisht u konstatua interesi për zhvillimin e miqësisë ndërmjet dy shteteve dhe përparimi i bashkëpunimit në sferat me interes të përbashkët.

Nga ana e nikoqirëve u shpreh mirëkuptim për sfidat aktuale maqedonase, gatishmëria për përparimin e marrëdhënieve bilaterale, ndërsa u konfirmua edhe përkrahja dhe ndihma në realizimin e përpjekjeve të cilat i bën Maqedonia në drejtim të përmbushjes së detyrimeve dhe kritereve të fundit në procesin e integrimit në strukturat euroatlantike. 

 

Click