Aktivitetet



E enjte, 18 nëntor 2010, Klubi i deputetëve

Pjesëmarrja e grave është e rëndësishme për shoqërinë në përgjithësi

Klubi i deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë  mbajti takim pune me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Shkëlqesinë e Saj Simone Filipini , si dhe me drejtoreshën  e përgjithshme  dhe drejtoreshën administrative të organizatës holandeze Women INC, znj Xhanet Vaesen dhe znj.Alet Klarenbeik.

Në takimin, përveç koordinatores , znj.Katerina Dimevska morën pjesë  dhe anëtarët e kryesisë: Znj.Sllavica Grkovska znj.Zumrete Jakupi, znj.Flora Kadriu dhe znj.Sonja Mirakovsa.

Takimin e punës dhe prononcimin  e saj  hyrës e kishte koordinatorja, znj. Katerina Dimeska, e cila i njohu të pranishmit me përbërjen, aktivitetet dhe arritjet më të rëndësishme  në Klubin e deputetëve duke shprehur qëllimin e përbashkët dhe të vetëm të klubit të deputetëve-përmes zgjidhjeve ligjore që të arrihet barazia gjinore dhe përparimi i drejtave të grave, përfshirja e tyre në mënyrë aktive në procesin e vendimmarrjes në shtet, si dhe përforcimin dhe zgjerimin e demokracisë në të gjitha sferat e shoqërisë maqedonase,duke potencuar principin e konsensusit mbi të cilin punon dhe vendos Klubi i deputetëve.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Shkëlqesia e Tij Simone Filipini, së bashku me znj Xhanet Vaesen dhe znj Alet Klarernbeik, e shfrytëzuan këtë takim pune për prezantimin e aktiviteteve të organizatës Women Inc, qëllimi i së cilës është që të sigurohet pjesëmarrje e plotë e grave në shoqërinë holandeze.

Pjesëmarrja e barabartë e grave  nuk është me rëndësi për pozicionin individual të gruas, ndërsa  edhe për të gjithë shoqërinë në të gjitha aspektet, pa marrë parasysh për ekonomin, shkencën , kulturën, forcën dhe ashtu me radhë.

Zonja Vaesen i përmendi pesë qëllimet në të cilën punon Women Inc, ndërsa ato janë :zbatimi i pavarësisë ekonomike, shfrytëzimi i drejtave të grave, emancipimi i prindërve, rritja e përfaqësimit dhe dallueshmërisë së grave në mediumet, rritja e pjesëmarrjes së grave, veçanërisht mobilitet në arsim dhe punësim.

Deputetet znj.Sllavica Grkovsa, znj. Zumrete Jakupi , znj Flora Kadriji dhe znj.Sonja Mirakovsa, znj. Natasha Janevska, znj.Cvetanka Ivanova, znj.Liljana Popovska dhe znj.Daniella Dimitrievska, drejtoreshë ekzekutive e Lobit të Gruas Maqedonase, u pajtuan se edhe për  Republikën  e Maqedonisë lidhur me çështjen e gruas, këto pesë qëllime gjithashtu janë të rëndësishme, ndoshta me renditje të ndryshme.

Njëherit, ishte theksuar se Republika e Maqedonisë ka rrjete të saja për emancipimin e grave të cilat punojnë në lobimin dhe zbatimin në teren të aktiviteteve të cilat janë të rëndësishme.

Pjesëmarrësit me pëlqim bërën apel edhe më tutje të punohet në sigurimin e financave për mirëmbajtën e rrjetit ekzistues, rritjen e kuatove për gratë si në pushtetin ligjvënës ashtu edhe në atë ekzekutiv, të punohet në sferën e  luftës kundër varfërisë  dhe në përmirësimin e pozitës së gruas.

Në fund të takimit ishte theksuar se ndërtimi i rrjeteve, sistem të këtij lloji është me qëllim rritjen e vetëdijes dhe emancipimin e grave, por që të sigurohet emancipimi i tyre është e nevojshme dhe përkrahja dhe emancipimi i burrave.

Click