Aktivitetet



E premte, 05 shkurt 2010, Madrid

PJESËMARRJA E KRYETARIT TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE, Z. PETAR POP ARSOV NË KOSAK

Në kuadër të Konferencës së Kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane, KOSAK të vendeve-anëtare të UE-së, që mbahet sot në Madrid, në të cilën merr pjesë dhe Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Petar Pop Arsov, u debatua për prioritetet e kryesimit spanjoll me Unionin Evropian, të cilat i prezantoi ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës, z. Miguel Angel Moratinos.

Gjithashtu, në Konferencë u bë fjalë edhe për krizën ekonomike në Unionin Evropian, si dhe të rejat të cilat i solli Marrëveshja e Lisbonës në aspektin e zbatimit të tij në praktikën e vendeve-anëtare të UE-së.  Me atë rast, u ngritën më tepër çështje lidhur me masat e nevojshme të cilat duhet të ndërmerren për zbatimin e tij në praktikë, duke pasur parasysh praktikat e ndryshme të parlamenteve të shteteve të UE.

Në debat u bë fjalë edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për vendet e Ballkanit Perëndimor në aspektin e proceseve të tyre eurointegruese.  Në atë kontest u përshëndet Konferenca e fundit e vendeve-pjesëmarrëse në Procesin për stabilizim asocim të  Evropës Juglindore, KOSAP, që u mbajt në nëntor vitin e kaluar në Beograd, në të cilën u shkëmbyen mendime dhe përvoja për procesin eurointegrues  të vendeve të rajonit.

Me ç'rast, lidhur me kërkesën për prani në të ardhmen në KOSAK konferenca të vendeve-pjesëmarrëse në Procesin për stabilizim asocimit të Evropës Juglindore, u theksuan efektet pozitive nga bashkëpunimi rajonal për shtetet e rajonit, ndërsa në pajtim me rregullat për punë të kësaj Konference do të marrin pjesë vetëm kur në rendin e ditës do të jenë çështjet me interes të shteteve të këtij rajoni.

 

Click