Aktivitetet



Е martë, 22 qershor 2010, Strasburg

PJESËMARRJE E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Prej 21 deri më 25 qershor 2010 në Strasburg, Francë, u mbajt sesioni i rregullt i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP e KE). Në punën e AP të KE-së dhe trupave të tij marrin pjesë shefi i delegacionit , z. Aleksandar Nikollovski, anëtarja znj. Ermira Mehmeti Davaja, si dhe zëvendësanëtarët z. Zoran Petreski dhe z. Andrej Zhernovski.  

Duke pasur parasysh se Republika e Maqedonisë kryeson me Komitetin e ministrave nga muaji maj deri në nëntor të këtij viti, në këtë sesion para parlamentarëve fjalim të tyrin dhe shkëmbim të mendimeve kishte ministri i punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë z. Antonio Milloshovski në funksion të kryetarit të Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës.

Më 24 qershor pritet dhje fjalim i kryetari  të Republikës së Maqedonisë z. Gjorgje Ivanov. Ky sesion është në shenjë të vendeve të rajonit dhe fjalime të tyrin do të kenë dhe Kryetari i Republikës së Kroacisë z.Ivo Josipoviç dhe kryeministri i Malit të Zi z. Millo Gjukanoviç.  

Në bazë të rendit të ditës në diskutim janë: Buxheti dhe prioritetet e Këshillit të Evropës për vitin 2011, gjendja e Kosovës dhe roli i Këshillit të Evropës, Romët në Evropë, marrëveshjet për readmision dhe programet për kthimin  e emigrantëve ilegal, islami, islamizmi dhe islamofobija në Evropë, pasojat politike të krizës ekonomike dhe të tjera.

Me procedurë të shpejtuar shqyrtohen ndezja e tensioneve në Lindjen e Largët dhe gjendja në Kirgistan.

Anëtarët e delegacionit maqedonas do të diskutojnë në temat lidhur me gjendjen e demokracisë në Evropë, gjendja në Kosovë dhe do të marrin pjesë në shkëmbimin e mendimeve me personalitete të ftuar që të drejtohen në këtë sesion.


 

Click