Aktivitetet



E enjte, 21 tetor 2010 

Politik proaktive me qëllim shpejtimin sa më të shpejtë të integrimit të rajonit në strukturat euroatlantike

‘'Besojmë fortë se të gjithë ne, vendet nga Ballkani, kemi kapacitet të ndërtojmë Ballkan të ri, të lirë nga mbetjet e të kaluarës. Kemi të njëjtin qëllim, interesa të njëjta, të ardhme të përbashkët Janë të nevojshëm synime të mëtutjeshme që progresi i arritur të jetë i sigurt dhe pakthyeshëm. Politika jonë doemos duhet të jetë proaktive,me qëllim integrimin sa më të shpejtë të rajonit në strukturat euroatlantike''theksoi z.Talat Xhaferri, shef i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të NATO, në ditën e tretë të ROS-ROT seminarit, me temën: ‘’Kosova pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë.(ICJ): çka pastaj?’’.

Moderator i sesionit të pestë dhe të fundit të seminarit, ishte z.Kreshimir Çoshiç, shef i delegacionit të Kroacisë në AP të NATO-së, ndërsa prononcime të tija kishin: Gjenerali Erhard Buhler, KFOR;gjenerali Silvio Bonfili, shef i delegacionit të EULEKS në Kosovë;z. Krenar Gashi, drejtor për hulumtim në Institutin e Kosovës për hulumtim dhe krijim të politikave;z.Dushan Reliç, analist në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri;z.Naim Rashiti dhe z.Srgjan Gjeriç, analistë nga Grupi Ndërkombëtar i krizave, ndërsa vërejte përfundimtare dhanë. z.Talat Xhaferri, shef i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të NATO dhe Dejvid Hobs, sekretar gjeneral në AP të NATO-së.

Për shtetin më të ri në rajon, Republika e Kosovës, pjesëmarrësit i dhanë aksent nevojës për konsolidim të mëtejmë të institucioneve shtetërore dhe proceset demokratike me përkrahjen  e bashkësisë ndërkombëtare dhe theksuan se vendi i tyre është Evropa dhe perspektiva  e saj në integrimet euroatlantike.

Në sesionin treditor ishin prezantuar përvoja nga leksionet shkencore nga vendet e tjera anëtare të NATO-së dhe shkëmbim të mendimeve me anëtarët e më shumë parlamenteve, profesorë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe pjesëmarrës tjerë eminentë. Mbizotëruan mendime për nevojën e përkujdesjes drejt Maqedonisë, Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës për arsye të ekzistimit të çështjeve serioze të hapura.

U vërtetua qëndrimi se Maqedonia është lider në rajon dhe eksportues i paqes, ndërsa për arsye të çështjes së hapur lidhur me emrin e shtetit, ende nuk është pjesë e NATO klubit.

U riafirmua nevoja e implementimit të mëtutjeshëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe ndërtimin e shoqërisë së integruar multietnike, që sipas përvojës pozitive tani më ka shkaktuar interes në rajon dhe më gjerë.      

Seminari e tregoi rolin e madh dhe të rëndësishëm të parlamenteve dhe dimenzionit të tyre parlamentar, si njëra nga shtyllat kryesore të procesit të integrimit euroatlantik të vendeve në rajon.

Në fund, pjesëmarrësit, edhe një here theksuan se nuk mund ta pajtohemi për të kaluarën , të pajtohemi për të ardhmen  për integrimin e plotë në NATO dhe EU dhe e riafirmuan nevojën  për të gjitha çështjet e hapura ose kontestet në rajon që sa më shpejtë të gjendet zgjidhje me qëllim integrimi i plotë në NATO. 

‘’Do të doja të tregoj se edhe pse në samitin e ardhshëm të Lisbonës temë kryesore do të jetë strategjia  e Re e NATO-së, megjithatë presim që të riafirmohet qëndrimi i Aleancës për politikën e dyerve të hapura dhe të vazhdohet procesi i zgjerimit në NAT0''-theksoi z. Talat Xhaferi, në vërejtjet e tija përfundimtare të ROS -ROT Seminarit të shtatëdhjetepestë me temën’’Evropa juglindore: Krijimin e momentumit të ri’’ i cili u mbajt në organizim të përbashkët të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-së.

Click