Aktivitetet



E premte, 22 tetor 2010

Projekt gjerman për bursë të studentëve-përfitim i madh për Kuvendin e Maqedonisë

Në kuadër të ‘’Bursës Ndërkombëtare Parlamentare '‘(IPS), nënkryetari i Kuvendit të RM-së z. Rafiz Haliti, realizoi takim me Delegacionin e Bundestagut Gjerman, në të cilën theksoi se Kuvendi lartë e çmon bashkëpunimin në kuadër të Projektit për bursë, përmes liderëve të ardhëm  të rinj i ofrohet mundësia  të punojnë në zyret e deputetëve gjerman dhe me atë drejtpërsëdrejti të njihen me punën e Bundestagut.

Në përbërje të delegacionit gjerman ishin: Znj.Ute Kumpf, deputetë, z. Miller Projsker, drejtor i Institutit për fizik pran Universitetit Humbollt në Berlin dhe z. Bertlong Gris, zëvendës-udhëheqës në seksionit ZT- teknikë dhe menaxhim.

Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë u faleminderua për vizitën dhe theksoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe RS të Gjermanisë i karakterizon miqësia dhe shkalla e lartë e mirëkuptimit të ndërsjellë, çka shpreson  se do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ishte konstatuar se përmes qëndrimit në Gjermani, kandidatët e zgjedhur  kanë mundësi të shkëlqyer që të njihen jo vetëm me politikat atjeshme, por dhe me jetën politike, akademike, ekonomike, kulturore dhe pastaj e gjithë atë ta bartin  në vendet e veta. Këtë vit janë zgjedhur tre bursistë nga Maqedonia për pjesëmarrje në Projekt.

Zotëri Haliti e njoftoi delegacionin gjerman se bursistët ftohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë që të njihen me punën e tij, me pak ishte përshëndetur nga ana e tyre, meqenëse është shumë me rëndësi të barten përshtypjet dhe përvojat që janë përfitim i madh për Kuvendin e Maqedonisë. 

Zonja Kump theksoi se është e impresionuar sa të rinjtë në Maqedoni janë të interesuar për Gjermanin dhe sa në mënyrë themelore përgatiten për atë zgjedhje për bursë. Ai theksoi se është befasuar nga përbërja e bursistëve, të cilët në numër të madh janë të gjinisë femërore, që personalisht më befason. Deputeti gjerman potencoi se është shumë me rëndësi pas kthimit atë të jenë më aktiv dhe t'i zgjerojnë informacionet për këtë projekt.

Nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë dha sugjestion gjatë zgjedhjes së kandidatëve të mbahet llogari që të zgjidhen ata të cilët do të dëshirojnë të punojnë në arsim. Ai theksoi se politikanët duhet më tepër t’i informojnë studentët për mundësit që u jepen.

Delegacioni i Gjermanisë dha besimin se kjo bisedë dhe të gjitha sugjestionet do t’i bartë në Berlin dhe shprehu vullnetin nga qëndrimi në Gjermani, bursistët në mënyrë sa më të mirë do t’i bartin në vendet amë.

Click