Aktivitetet



E mërkurë, 24 shkurt 2010

NËNKRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. RAFIS ALITI, E PRITI DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT TË DHOMËS SË POSHTME TË PARLAMENTIT TË RUMANISË

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Rafis Aliti, sot në vizitë protokollare e priti Delegacionin e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport të Dhomës së Poshtme të Parlamentit të Rumanisë.

Në takim është biseduar për sistemin arsimor në dyja vendet dhe për atë se si është zgjidhur çështja e arsimit të bashkësive etnike.

Përfaqësuesit e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport të Dhomës së Poshtme të Parlamentit të Rumanisë theksuan se Qeveria rumune dëshiron të bashkëpunojë me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe të japë përkrahje financiare që të edukohen vllehët në Republikën e Maqedonisë në gjuhën vllahe.

Click