Aktivitetet



E martë, 25 maj 2010

REFORMA TË BRENDSHME- HAP I PARË PËR ADERIM TË SUSKSESHËM NË BE

Delegacioni i Komisionit për Politikë të Jashtme i Senatit të Rumanisë, i cili sot realizoi takim me Kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z-nj Teuta Arifi dhe anëtarët e Komisionit, i theksoi reformat e brendshme dhe përkrahjen nga miqtë e jashtëm si element i rëndësishëm për aderim të suksesshëm në Bashkimin Evropian.

Delegacioni i mysafirëve, i udhëhequr nga Kryetari i Komisionit, z.Titus Korllacean, e vlerësoi takimin si rast i mirë për bashkëpunim ndërmjet komisioneve parlamentare të dy vendeve.

Zonja Arifi theksoi se prioritet i Republikës së Maqedonisë janë eurointegrimet dhe pret nga Rumania, si vend të cilin e llogarisim si pjesë të rajonit tonë, të tregojë sens për përkrahje dhe ndihmë.

Deputetët maqedonas shprehën falenderim për përkrahjen të cilën vendi  ynë  e merr nga Rumania në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, posaçërisht për përkrahjen të cilën e fituam  në Samitin i cili u mbajt në kryeqytetin e tyre.-

Nga të ftuarit nga Rumania u tha se e përkrahin anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë  në BE dhe NATO,  se presin që gjatë kohës së Kryesimit të Spanjës Maqedonia të fitojë datë për negociata dhe shprehën gatishmëri që ta ndajnë përvojën e tyre.

Zotëri Korllacean potencoi se mënjanimi nga familja evropiane është problem për stabilitetin e shtetit, por edhe të rajonit.-

Të pranishmit në takim shprehën shpresë se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet në të gjitha nivelet.

Click