Aktivitetet



E hënë, 8 nëntor 2010

REPUBLIKA E MAQEDONISË SHIKON POZITIVISHT NË MODELIN SLLOVEN-KROAT 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop-Arsov sot kishte takim me z. Johan David Vadefull, raportues i grupit parlament të CDU/CSU-së në Komisionin për UE i Bundestagut gjerman për Republikën e Maqedonisë.

Në mbledhjen morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane:  Tahir Hani nga BDI-ja, Stanka Anastasova nga LDSM-ja, Vasko Shutarov nga VMRO-DPMNE-ja, Sillvana Boneva nga VMRO-DPMNE-ja, Flora Kadriu nga DR-ja dhe Pançe Dameski nga VMRO-DPMNE-ja, ndërsa në delegacionin e CDU/CSU-së ishin Shkëlqesia e Tij. Ullrike Knoc, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë dhe z.  Antonius Hallbe.

 Në fjalimin e tij hyrës kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z.  Petar Pop-Arsov shprehu falënderim të madh për përkrahjen të cilën në mënyrë të vazhdueshme Republika Federale e Gjermanisë ia jep Republikës së Maqedonisë në lidhje me integrimet euroatlantike, përkrahje e cila është me rëndësi të madhe për shtetin tonë, e cila ka përcaktim të qartë për marrjen e statusit të anëtares së plotë të Unionit Evropian dhe të NATO-së.

 Gjithashtu mysafirët ishin të njohur me bashkëpunimin parlamentar dhe diplomacinë parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe me punën e Komisionit për Çështje Evropiane.

 Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop-Arsov theksoi se prioritet kyç i drejtpërdrejtë i Republikës së Maqedonisë në eurointegrimin mbetet marrja e datës për fillimin e bisedimeve aderuese.  Ai theksoi se fokusi i shtetit tonë mbetet i drejtuar në dy binarë kryesor:  zbatimi efikas i reformave dhe maksimizim të përpjekjeve për zgjedhjen e kontestit bilateral për emrin me Greqinë me përkrahjen e Kombeve të Bashkuara. 

 Ai theksoi se qasja jonë në bisedimet me përkrahje të Kombeve të Bashkuara vazhdon të jetë aktive dhe konstruktive, dhe me dinamikë intensive e drejtuar në gjetjen e zgjidhjes së kompromisit të arsyeshëm i pranueshme për të dyja palët. Republika e Maqedonisë, theksoi Pop-Arsov, pozitivisht shikon në modelin slloven-kroat të lëvizjes paralele përpara në procesin eurointegrues dhe në zgjidhjen e kontestit bilateral. 

 Në diskutimin morën pjesë të gjithë anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane.

Raportuesi i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Komisionin për UE-në i Bundestagut gjerman për Republikën e Maqedonisë, z. Johan David Vadefull theksoi se është shumë e rëndësishme që të ketë lidhje miqësore ndërmjet dy shteteve, ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë.    Gjithashtu, ai theksoi se marrëveshjet aderuese mund të fillojnë, por pozita për emrin doemos duhet të zgjidhet para asaj. 

 Ai duhet të jetë proces racional, proces me pak sentimentalizëm, dhe se bisedimet, megjithatë, duhet vetë t’i udhëheqin shtetet dhe se vet duhet ta miratojnë vendimin. 

 Do të jetë dëshpëruese dhe dëm të vonohet për shkak të kontestit me emrin me fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Unionin Evropian. 

 Çështja për emrin rri pezull mbi të gjithë neve dhe doemos duhet të zgjidhet, kompromis është se të dyja palët doemos duhet politikisht t’u kumtojnë qytetarëve të tyre pse lëshojnë, ajo nuk është lehtë, por ajo doemos duhet të bëhet, theksoi z. Johan David Vadefull. 

Click