Aktivitetet



E mërkurë, 7 prill 2010

REPUBLIKA E TURQISË ËSHTË PËRKRAHËSE E FORTË E MAQEDONISË NË PROCESIN EUROINTEGRUES

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov, së bashku me anëtarët: z.  Hajrulla Misini, znj. Sllavica Gërkovska-Loshkova, z. Pançe Dimeski, zsh. Hristina Runçeva, z.  Vanço Kocev, z.  Mile Paçemski, z.  Igor Ivanovski dhe z.  Andrej Zhernovski, sot realizuan takim me Delegacionin e Komisionit për Harmonizim me Unionin Evropian të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë.

Në përbërjen e Delegacionit të Komisionit për Harmonizim me Unionin Evropian të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga nënkryetari z.  Jusuf Zija Irbeç, ishin edhe anëtarët  e Komisionit, z.  Burhan Kajaturk, z.  Mustafa Ozturk, z.  Osman Xhoshkunogllu dhe z.  Kenan Tanrikulu

Kryetari i Komisionit, z.  Petar Pop Arsov, i njoftoi mysafirët me punën dhe kompetencat e Komisionit, dhe njëherit shprehu falënderim për përkrahjen e përgjithshme të vazhdueshme, të cilën Republika e Turqisë ia jep Republikës së Maqedonisë në çdo fushë. 

Nënkryetari, z.  Jusuf Zija Irbeç, potencoi se Republika e Turqisë  angazhohet për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe për njohjen me  emirin e saj  kushtetues. Njëherit, Republika e Turqisë është mik i rëndësishëm dhe historik, i cili bashkë me Maqedoninë, lufton për sigurimin e paqes në rajon.

Të pranishmit shprehën besimin se në të ardhmen do të vazhdohet të punohet në thellimin e bashkëpunimit tregtar dhe kulturor ndërmjet dy vendeve, zhvillimin e turizmit historik, me qëllim të tërheqjes së një numri më të madh të investimeve të huaja dhe ndërtimin e marrëdhënieve të ndërsjella.


 

Click