Aktivitetet



E hënë, 07 qershor 2010, Komisioni për Çështje Evropiane

ROLI I PARLAMENTIT-KYÇ NË RRUGËN DREJT UE-SË

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov dhe anëtarët:   Znj. Stanka Anastasova, z. Andrej Zhernovski, z. Igor Ivanovski, znj. Vlladanka Aviroviç, znj. Silvana Boneva, z. Aleksandar Spasenovski, znj Hirstina Runçeva, z. Vasko Shutarov, z. Pançe Dameski dhe z. Hajrulla Misini, sot realizuan takim me z. Andreas Ronki, ministër për politikë evropiane të Republikës së Italisë.

Kryetari, z. Popo Arsov, drejtoi përshëndetje deri te anëtarët e delegacionit italian dhe u faleminderua në emër të vetin dhe në emër të anëtarëve të Komisionit për përkrahjen në vazhdimësi që ia jep Republika e Italisë Republikës së Maqedonisë, përmes njohjes së emrit kushtetues. Me rëndësi të veçantë për vendin tonë është shtimi i bashkëpunimit në nivelin parlamentar.

Në takim, kryetari i njoftoi të pranishmit me kompetencat dhe punën  e Komisionit, duke potencuar edhe pikat kyçe për të cilat  synon, në mes tjerash të cilat janë zbatimi efikas i reformave, veçanërisht në pjesën e administratës publike, gjykatës, luftës kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, njëherit plotësimin e kritereve dhe gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të kontestit bilateral lidhur me çështjen e emrit, me qëllim integrimin sa më të shpejtë në UE dhe NATO.

Roli i parlamentit është kyçe në rrugën drejt UE-së dhe NATO-së, përkatësisht  parlamenti është shtytës për tejkalimin e problemeve, theksoi ministri për politik evropiane të Republikës së Italisë.

Ministri Ronki theksoi se kjo vizitë është shenjë konkrete për përkrahjen që Republika e Italisë ia jep Republikës së Maqedonisë dhe shprehu  vullnetin se në të ardhmen do ta forcoj bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy shteteve.


 

Click