Aktivitetet



E mërkurë, 24 shkurt 2010

SESION PLENAR DYDITËSH I PARLAMENTIT EVROPIAN

Parlamenti Evropian më 24 dhe 25 shkurt në Bruksel do të mbajë sesion plenar, në të cilin mes tjerash, do të debatohet për strategjinë e startimit të projektit për ekonominë në Evropë, si dhe për të drejtat e njeriut, me theks të veçantë për Haitin.

Kriza greke dhe rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare në Ukrainë, gjithashtu do të jenë pjesë e agjendës ditore të Parlamentit Evropian.

Në takimin dyditësh do të votohet për masat e zvogëlimit të burokracisë për kompanitë më të vogla, si dhe për planin me të cilin parashihet krijimi i 150 vendeve të reja të punës në Parlament dhe rritja e buxhetit për punësim të asistentëve të anëtarëve të Parlamentit.

Në rendin e ditës para eurodeputetëve do të gjendet edhe politika energjetike, duke përfshirë edhe ndryshimet klimaterike, kurse do të bëhet fjalë edhe për reformat në industrinë e peshqve.

Click