Aktivitetet



E martë, 20 prill 2010

Sesion plenar i Parlamentit Evropian

Seanca plenare e Parlamentit Evropian sot filloi me agjendën e modifikuar ditore për shkak të problemeve të ndodhura kohëve të fundit në komunikacionin ajror. Pjesa më e madhe e debateve do të mbahen siç ishte planifikuar, por votimi është prolonguar për sesionin e ardhshëm plenar më 5 dhe 6 maj.  

Parlamenti do të debatojë për gjendjen aktuale në komunikacionin ajror si  rezultat i aktivimit të vullkanit në Islandë.

Kryetari i Parlamentit Evropian, z. Jerzhi Buzek, gjatë hapjes së seancës theksoi se do të bëhen ndryshime në propozim-rendin e ditës për shkak të faktit se shumë eurodeputetë janë të pamundësuar që fizikisht të jenë të pranishëm.

Sesioni plenar do të përfundojë më herët seç ishte planifikuar, më  së voni deri të mërkurën në mbrëmje.

 

 

Click