Aktivitetet



E premte, 10 shtator 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE, Z. XHEVAT ADEMI, ME PËRFAQËSUESIT E ORGANIZATËS JOPROFITABILE GJERMANE KRISTIJAN SHVARC-SHILING

Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Xhevat Ademi, më 6 shtator 2010, me kërkesë të përfaqësuesve të organizatës joprofitabile gjermane Kristijan Shfarc-Shiling,të cilët drejtpërdrejt punojnë në CSSP projektin për Maqedoninë, realizoi takim në të cilin u bisedua për punën e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe rolin e tij për realizimin e të drejtave të bashkësive në Republikën e Maqedonisë.

Në takim morën pjesë z.  Huan Armando Dias, drejtor i bordit të CSSP projektit, z-nja Kristina Stener, projekt-menaxhere për Maqedoninë dhe z.  Kujtim Deari, koordinator i CSSP projektit për Maqedoninë. 

Në takimin e parë, më 2 tetor 2009, i cili u mbajt me kërkesë të z.  Johan Xhulius Goldman, menaxher i projektit të CSSP për ndërmjetësim integrues, u diskutua për zgjedhjen e konflikteve ndërnacionale në nivel lokal në Ballkanin Perëndimor. Në atë takim, z.  Goldman informoi se projekti CSSP për ndërmjetësim integrues, filloi me punë në vitin 2006 në komunën e Strugës, ku janë fokusuar marrëdhëniet ndërnacionale, duke e forcuar Këshillin për Marrëdhënie Ndërnacionale dhe zgjedhjen e problemeve në nivelin lokal.

Kryetari, z. Xhevat Ademi, i njoftoi të pranishmit për punën e deritanishme të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, për arritjet dhe qëllimet në punën dhe njëherit theksoi se Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, për herë të parë, është plotësisht i kompletuar nga aspekti i formimit të shërbimit profesional për nevojat e komitetit. Gjithashtu, u bë fjalë për kompetencat e komitetit dhe rolin e tij për realizimin e të drejtave të bashkësive nacionale në Republikën e Maqedonisë. Njëri nga problemet, i cili u cek gjatë bisedës nga ana e kryetarit, është mosfunksionimi i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në nivel lokal.

Mysafirët u interesuan dhe parashtruan më shumë pyetje për Marrëveshjen kornizë të Ohrit, më saktësisht për përfshirjen direkte të komitetit në shënimin e 10 – vjetorit nga nënshkrimi, që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Kryetari i komitetit i njoftoi të pranishmit me ngjarjet e fundit në Komitetin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, posaçërisht për mbledhjen ku për shkak të mungesës së kuorumit ishte e pamundshme puna e komitetit dhe debati sipas Projektit "Shkupi 2014". Gjithashtu, kryetari dha ide dhe propozime për mënyrat për tejkalimin kësaj situate.

Në takim u konstatua se në komitet, si prodhim direkt i Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, nuk guxon të pengohet debati për çështjet që u përkasin të gjithë bashkësive, duke pas parasysh strukturën etnike të shtetit.

Në takim ishin theksuar mendimet pozitive për funksionimin e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, kurse gjithashtu dhe për punën e Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes kornizë, megjithatë kishte edhe propozime për përparimin e punës dhe rezultatet e volitshme  në punën.

Kryetari i Komitetit sqaroi se komiteti , si kategori kushtetuese, nuk është organ për vendosje vetëm në lidhje me votimin e dyfishtë të ligjeve, por në atë duhet të zgjidhen dhe debate në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet bashkësive. Ai përmendi se në një shoqëri multietnike, siç është Maqedonia, komitetit duhet vazhdimisht të organizoi debate me tema të ndryshme, përmes së cilave do të mbart porosi te qytetarët për gjendjet në shtet.

Në fundin e takimit, të ftuarit shprehën kënaqësi nga pranimi, sinqeriteti dhe përgjegjësia pas përgjigjes së pyetjeve të parashtruara dhe u përmbyll që takimet të vazhdojnë dhe të realizohet bashkëpunim i ndershëm në nivel të lartë.

Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.  Xhevat Ademi, e përshëndeti mbështetjen e mysafirëve, u falënderua për mbështetjen dhe bashkëpunimin e mysafirëve dhe në të ardhmen pret që takimet e këtilla të intensifikohen dhe aktivitetet e përbashkëta.

Click