Aktivitetet



E premte, 19 shkurt 2010

TAKIM I FLORA KADRIUT ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME TË PARLAMENTIT EVROPIAN (AFET)

Koordinatorja e grupit parlamentar të Demokracisë së Re, zonja Flora Kadriu sot pati takim me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentin Evropian.

Në takim, delegacioni u njoftua me qëndrimet e Demokracisë së Re lidhur me strukturat evroatlantike, me ç'rast u theksua se mbi 99 % e banorëve shqiptarë janë për evrointegime, për shkak se është i nevojshëm shkëmbimi i vlerave kulturore, i vlerave etnike, ndërsa ajo mund të arrihet me aderimin e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian.

Gjithashtu u theksua se Demokracia e Re përpiqet për mundësinë që Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e Unionit Evropian dhe e NATO-s.

Click