Aktivitetet



E hënë, 1 mars 2010

TAKIM I GRUPIT TË DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË KROACISË ME DELEGACIONIN NGA REPUBLIKA E KROACISË

Kryetari i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë, zonja Bllagorodna Duliq dhe anëtarët zonja Nadica Tançeva-Tulieva, z. Pançe Damevski dhe z. Vasko Shutarov sot realizuan takim me delegacionin nga Republika e Kroacisë me rastin e mbajtjes së Asamblesë vjetore të Bashkësisë së kroatëve në Republikën e Maqedonisë.

Në përbërjen e delegacionit kroat ishin zonja Ivanka Roksandiq - deputete në Parlamentin kroat, z. Ivan Kujunxhiq - ambasador i Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë, z. Stjepan Gllas-këshilltar në Ambasadë, zonja Snezhana Trojaçanec - kryetare e Bashkësisë së kroatëve në Republikën e Maqedonisë, z. Petar Barishiq - shef në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë,  z. Millan Boshnjak nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës së Republikës së Kroacisë dhe z. Misho Hell, kryetar i Kroatëve në Hungari. 

Në takim u theksua se Bashkësia e kroatëve në Republikën e Maqedonisë është plotësisht e pranuar dhe se respektohet çdo dallueshmëri në sferën e kulturës, gjuhës etj.

Republika e Kroacisë është marrë si shembull për atë se si shteti duhet të luftojë për të drejtat e pakicave.

U theksua se lidhjet mes popullit të Maqedonisë dhe të Kroacisë çdo herë kanë qenë në nivel të lartë  dhe se mes dy vendeve nuk ekzistojnë çështje të kontestueshme.

Mysafirët shprehën falënderim për të drejtat e kroatëve në Republikën e Maqedonisë dhe ofruan mundësi për çdo lloj bashkëpunimi. Ata potencuan se ekziston lidhshmëri emotive mes dy vendeve, por edhe qëllim i përbashkët, dhe ai është hyrja në Unionin Evropian.

Më në fund është shprehur kënaqësia nga bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve dhe shpresa se e njëjta do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

Click