Aktivitetet



E mërkurë, 23 qershor 2010

TAKIM I KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME ME Z. DEJVID LIDINGTON

Këshilli Nacional për Eurointegrime sot kishte takim me z. Dejvid Lidington, ministër për Evropë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Në takimin morën pjesë znj. Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime, z. Petar Pop-Arsov, kryetar i Komisionit për çështje evropiane, z. Dimitar Mirçev, përfaqësues i Kabinetit të kryetarit të Republikës së Maqedonisë, z. Gjorge Ivanov, z. Sasho Stefkov, përfaqësues i kabinetit të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Nikolla Gruevski, z. Tome Kolev, përfaqësues i Kishës Katolike në Republikën e Maqedonisë, znj. Mimoza Shumkovska – Veljanovska, përfaqësuese e Bashkësisë hebreje në Republikën e Maqedonisë dhe z. Zhivko Mitrevski, u. d. kryetar i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë.

Gjithashtu, në takimin mori pjesë edhe ambasadori britanik në Republikën e Maqedonisë, S. E. Endrju Ki.

Në takimin mysafiri ishte i njohur me punën dhe me përbërjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime,  me ç’rast ishte theksuar se Republika e Maqedonisë vitin e kaluar mori rekomandim për anëtarësim në Unionin Evropian, por jo edhe datë për bisedime. 

Republika e Maqedonisë bën çmos të fillohet me bisedimet për anëtarësim në UE-në, por kontesti bilateral me emrin imponohet si faktor kryesor. Gjithashtu, ishte theksuar se Republika e Maqedonisë është pesë vite vend – kandidat për në UE, por nuk ka asnjë lëvizje, indikacion se Republika e Maqedonisë mundet t’i marrë afatet për integrim. Ministri për Evropë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën Veriore, z. Dejvid Lidington, theksojë se qeveria e tij britanike fort përpiqet ta shikojë Republikën e Maqedonisë si bashkohet në EU dhe NATO.  

 

 

 

Click