Aktivitetet



E enjte 18 shkurt 2010

TAKIM I KËSHILLIT NACIONAL PËR EVROINTEGRIME ME DELEGACIONIN E KOMISIONIN PËR POLITIKË TË JASHTME TË PARLAMENTIT EVROPIAN

Këshilli Nacional për Evrointegrime sot pati takim me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian (AFET), i udhëhequr nga z. Alojz Peterle, shef i delegacionit dhe anëtarët z. Georgios Kumucakos, z. Zoran Taler, znj. Norika Niollaoi, znj. Marije Kornelisen dhe z. Çarls Tanok.

Kryetarja e Këshillit Nacional për Evrointegrime, znj. Radmilla Sheqerinska i ka njoftuar mysafirët me punën dhe përbërjen e këshillit.

Në takim u  theksa se Këshilli Nacional për Evrointegrime punon në bazë të konsensusit dhe se qëllimi i tij është përgatitja e Republikës së Maqedonisë për evrointegrime. Këshilli Nacional për Evrointegrime organizon debate publike, qëllimi i të cilave është sigurimi i debatit më të gjerë në drejtim të miratimit të ligjeve kualitative dhe përgatitje kualitative për pranimin e obligimeve nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian. 

Nga ana e përfaqësuesve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, në takim u theksua se Këshilli është ide e mirë, edhe atë jo vetëm për t'i ndjekur ngjarjet, por edhe për të ndikuar në to.

Click