Aktivitetet



E hanë, 01 nëntor 2010

Takim i Klubit të deputetëve me eurodeputete nga Sllovakia

Klubi i grave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizoi takim pune me znj Ana Zabroska, deputete në Parlamentin Evropian  nga Sllovakia dhe anëtare e Komisionit për të drejtat e njeriut dhe barazisë gjinore në Parlamentin Evropian.

Në takimin, përveç koordinatores, znj.Katerina Dimevska dhe anëtarët e kryesisë së klubit të deputetëve: Znj.Sllavica Grkovska -Lloshkova, znj. Zumrete Jakupi dhe znj.Sonja Mirakovska, morrën pjesë dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Rafiz Haliti dhe znj. Svetllana Jakimovska, pastaj znj.Silvana Boneva, koordinatore e grupit parlamentar të LSDM-së, znj Liljana Popovska, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta Ndërmjet Grave dhe Burrave, z.Vlladimir Gjorgjev, kryetar i Komisionit të Komitetit të Përzier Parlamentar  të  BE-së Republika e Maqedonisë, znj.Daniella Dimitrievska, drejtoreshë e Lobit të Gruas Maqedonase , anëtarë të Klubit të deputetëve , deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si dhe përfaqësues të mediumeve.

Prononcim hyrës kishte koordinatorja, znj. Katerina Dimeska, e cila i njohu të pranishmit me përbërjen, aktivitetet dhe arritjet më të konsiderueshme në Klubin e deputetëve duke shprehur qëllimin e përbashkët dhe të vetëm të klubit të deputetëve-përmes zgjidhjeve ligjore që të arrihet barazia gjinore dhe përparimi i drejtave të grave, përfshirja e tyre në mënyrë aktive në procesin e vendosjes së shtetit, si dhe përforcimin dhe zgjerimin e demokracisë në të gjitha sferat e shoqërisë maqedonase,duke potencuar principin e konsensusit mbi të cilin punon dhe vendos Klubi i deputetëve.

Zonja Ana Zabroska, deputete në Parlamentin Evropian nga Sllovakia dhe anëtar i Komisionit për të Drejtat e Grave dhe Barazisë Gjinore në Parlamentin Evropian u faleminderua për ftesën që për herë të parë është në Republikën e Maqedonisë dhe mundësisë që t’i bartë qëndrimet dhe përvojat  e tyre personale lidhur me çështjet për barazi gjinore dhe përparimin e drejtave të grave, qëndrimi lidhur me martesën si institucion, legalizimin e prostitucionit, drogave të lehta, sa duhet të jetë kuota për barazi gjinore dhe si ato ballafaqohen me të.

Të pranishmit theksuan se ky takim ishte mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit dhe se ky lloj tipi i koalicioneve të shoqatave internacionale të grave janë me rëndësi të veçantë dhe e lehtësojnë luftën në nivel nacional për të drejtat e grave. Megjithatë, për realizimin e asaj, është e nevojshme edhe përkrahje nga gjinia mashkullore.

Click