Aktivitetet



E mërkurë, 24 shkurt 2010

TAKIM I KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT TË DHOMËS SË POSHTME TË PARLAMENTIT TË RUMANISË

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport sot u takua me delegacionin e Komisionit për Arsim Shkencë dhe Sport të Dhomës së Poshtme të Parlamentit të Rumanisë.

Në takim u theksua se marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi i të dyja vendeve në plan multilateral janë pasuruar dhe përparojnë veçanërisht pas pranimit të RM-së si anëtare fuqiplote e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (shtator 2006 në Bukuresht, gjatë kohës së presidencës së Rumanisë me ON-ën e Frankofonisë).

Më 26 dhe 27 shkurt 2010, ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Rumanisë u nënshkrua Protokoll për bashkëpunim në sferën e arsimit, me të cilën mundësohet miratimi reciprok i bursave të studentëve të Maqedonisë, përkatësisht Rumanisë.

Gjithashtu në takim u shkëmbyen mendime dhe përvoja nga zbatimi i reformave në arsim.

Bashkëpunimi ndërmjet të dyja shteteve, në sferën e arsimit kryesisht realizohet në forma të këmbimit të lektorëve për gjuhë maqedonase, përkatësisht gjuhë rumune.

 

Click