Aktivitetet



E enjte 18 shkurt 2010

TAKIM I KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME DHE KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE ME DELEGACIONIN PËR POLITIKË TË JASHTME TË PARLAMENTIT EVROPIAN

Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komisioni për Çështje Evropiane sot pati takim me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili qëndron në Republikën e Maqedonisë me ftesë të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, zonja Teuta Arifi tha se ky takim është i mirëseardhur që të dëgjohen mendimet e ndryshime dhe se është e rëndësishme të dëgjohen mendimet e delegacionit dhe të ndjehet optimizmi i tyre i kontrolluar.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov u falënderua  për përkrahjen e vazhdueshme që “AFET” ia jep Republikës së Maqedonisë dhe theksoi se Parlamenti Evropian është një institucion i cili është një hap përpara për gjendjet në Republikën e Maqedonisë dhe se Republika e Maqedonisë do ta shfrytëzojë këtë periudhë të kryesimit të Spanjës që të merr datë për anëtarësim në Unionin Evropian.

Shefi i delegacionit, z. Alojz Peterle uroi për progresin e Republikës së Maqedonisë, që u përshëndet edhe nga Parlamenti Evropian dhe tha se ata nuk kanë ardhur në Republikën e Maqedonisë si përkrahës të njërës palë apo të tjetrës, por se janë përkrahës të tërë procesit.

Click