Aktivitetet



E enjte, 11 mars 2010

TAKIM I KOORDINATORËVE TË GRUPEVE PARLAMENTARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME DELEGACIONIN E REPUBLIKËS SË SLLOVENISË

Koordinatorët e grupeve  parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë , znj. Sillvana Boneva, znj. Cvetanka Ivanova, z. Tahir Hani, z. Abedin Zymberi dhe z. Stojan Andov, realizuan takim me Delegacionin e Republikës së Sllovenisë, të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, z. Pavell Gantar.

Në përbërje të Delegacionit të Republikës së Sllovenisë ishin edhe shefi i Grupit parlamentar, z. Joshko Godec, kryetari i Komisionit për Çështje me Unionin Evropian, z. Bogdan Baroviq dhe ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, z. Allan Brajan Bergant.

Koordinatorët e grupeve parlamentare kanë shprehur falënderim për përkrahjen të cilin vendi ynë e merr nga Republika e Sllovenisë në rrugën drejt anëtarësimit në UE dhe NATO, për marrjen e raportit pozitiv, falë përpjekjeve të evrodeputetëve sllovenë, z. Zoran Taler dhe znj. Tanja Fajon. 

Në takim u bisedua edhe për pengesat me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë, përkatësisht kontesti i emrit me Republikën e Greqisë dhe mënyra me të cilën do të mund ai të zgjidhet.

Z. Gantar  theksoi se është brengosëse zvarritja e procesit të evrointegrimeve, jo vetëm për Republikën e Maqedonisë, por edhe për tërë rajonin, për shkak se krijon rreziqe të sigurisë dhe potencoi se Unioni Evropian duhet të jetë i interesuar për përfshirjen e këtyre vendeve në familjen evropiane.

Mysafirët këshilluan që të shfrytëzohet periudha e presidencës së Spanjës me Unionin Evropian, që të negociohet me Republikën e Greqisë, që të tregohet se me të vërtet dëshirohet të zgjidhet kontesti. 

Click