Aktivitetet



E mërkurë, 10 mars 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË ME GRUPIN PARLAMENTAR TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË SLLOVENISË

Kryetari i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, z. Jovan Llazarev, bashkë me anëtarët znj. Svetllana Jakimovska, znj. Sonja Cvetkovska, znj. Kosana Nikolliq-Mazneva, znj. Marinella Tusheva, z. Marjanço Nikollov dhe z. Tahir Hani realizuan takim me Delegacionin e Republikës së Sllovenisë, të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, SH. T. dr. Pavell Gantar.  

Zotëri Jovan Llazarev theksoi se Sllovenia është përkrahës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt evrointegrimeve dhe shprehu falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm. 

Delegacioni i Republikës së Sllovenisë u pajtua se marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve janë të shkëlqyeshme, dha përkrahje për Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt UE-së dhe NATO-s, por edhe potencoi se integrimi evropian i rajonit është proces i pashmangshëm dhe i rëndësishëm.

Mysafirët theksuan se me kënaqësi e kanë ndjekur Raportin pozitiv  të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë, të përgatitur pikërisht nga evrodeputeti i tyre, z. Zoran Taler, si dhe liberalizimin e vizave për vendin tonë.

Në fund të takimit, të dyja palët kanë shprehën besimin se në të ardhmen do të intensifikohet bashkëpunimi në të gjitha nivelet.

Click