Aktivitetet



E mërkurë, 10 shkurt 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI ME AMBASADORIN E JASHTËZAKONSHËM DHE TË AUTORIZUAR TË REPUBLIKËS SË SERBISË SH. T. TOMISLLAV GJURIN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski e pranoi ambasadorin e autorizuar dhe të porsaemëruar të Republikës së Serbisë për Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesia e tij Tomisllav Gjurin. Në takim, kryetari Veljanoski e theksoi gatishmërinë e tij si kryetar i Kuvendit të ndihmojë në intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm politik dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve, e potencoi gjithashtu edhe përfitimin e përbashkët me liberalizimin e vizave, si për Republikën e Maqedonisë, ashtu edhe për Republikën e Serbisë, dhe e tregoi gatishmërinë e tij të jetë nikoqir i vizitës kthyese zyrtare të koleges së tij, kryetaren e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq.

Ambasadori i Republikës së Serbisë e shprehu kënaqësinë e tij nga takimi i tij i parë me kryetarin Veljanoski, i theksoi marrëdhëniet e mira miqësore të vendosura ndërmjet dy shteteve dhe theksoi se prioriteti i tij kryesor gjatë kohës së mandatit të tij në Republikën e Maqedonisë, përveç bashkëpunimit politik, do të jetë para së gjithash edhe përforcimi e bashkëpunimit ekonomik në të gjitha nivelet dhe në atë drejtim do të punojë më tepër dhe do të jep kontributin e tij si ambasador i Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë.

Click